Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala,ka folur për aksionin e sotëm të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë dhe tri lokacione të tjera dhe intervistimin e ministrit në detyrë Faton Peci për rastin e dhënies së fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Shala ka thënë se duhet pasur kujdes për të mos u korruptuar dhe sipas tij, shteti herët ose vonë e zbulon korrupsionin dhe se provat s’mund të zhduken.
“Kurrë s’është vonë për shtetin”, ka thënë Shala.
Ai tutje ka thënë se sot tradhtia më e madhe ndaj shtetit të Kosovës është korrupsioni dhe sipas Shalës, rastet me spiunazh s’
“Tradhtia ma e madhe sot në Kosovës është ai që korruptohet prandaj duhet me pas kujdes, këta që po dënohen si shpiuna so kurgjo”, ka thënë Shala në FRONTAL.
Shala ka thënë se sot është patriotizëm më e respektu ligjin.