Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt

27/05/2025 - 20:59
në Kryesore, Lajme
A A
Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hulumtimi i Gazetës Online Veriu.info nxori në pah një nga skandalet e mëdha të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci, ku nga hulutimi doli se kishin fshehur për 1 vit emrat e kompanive të cilave iu gjetën me tone mish peshku me krimba.

Po rikthejmë për lexuesin edhe njëherë emrat e kompanive të cilave ju gjetën mish peshku i infektuar me krimba me tone të tëra: “MC FOOD” Sh.P.K 21 tonë, “DELFIN” L.T.D 35 tonë mish peshku i infektuar dhe “MEDITERAN-N” Sh.P.K me 31,296 kg mish peshku te infektuar me krimba, përkatësisht me parazitin “Anisakis” të importuar në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

E për çudinë e të gjithve, pak kohë pasi Veriu.info publikoi serinë e këtyre skandaleve të AUV, që fshehu emrat e këtyre kompanive, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, vizitoi njërën nga këto kompani.

Ai sot vizitoi kompaninë “Mediteran” në Viti me pronar Nikollë dhe Bernard Dodaj, e cila kishte importuar në Kosovë vitin e kaluar nga Maqedonia e Veriut 31,296 kg mish peshku te infektuar me krimba, përkatësisht me parazitin “Anisakis”.

Sipas dokumentit të siguruar nga Veriu.info ishte parë se AUV Më datën 29.02.2024 kishte urdhëruar këtë kompani që sasinë e mishit të peshkut prej 31,296 kg ta tërheq nga tregu dhe ta kthej në vendin e origjinës ose ta asgjësoj brenda afatit prej 60 ditësh.

Por ky skandal duket se nuk ka penguar fare deputetin Elmi Reçica që ta vizitojë këtë biznes në Viti që importoi mbi 30 tonë mish peshku me krimba që ishte rrezik masiv për shëndetin e qytetarëve.

Madje ai shkon edhe më tutje duke e promovuar atë si storie suksesi në biznes.

Akoma më e çuditshme është se si kjo kompani arriti ta fsheh emrin e saj përmes AUV të ministrisë së Faton Pecit nga publiku deri në zbulimin që i bëri këtij skandalo Veriu.info, dhe në anën të mirëpret në kompani deputetin e PDK-së.

Postimi deputetit të PDK-së Elmi Reçica:

Sot vizitova kompaninë Mediteran Group në Viti, e cila udhëhiqet me profesionalizëm nga Nikollë dhe Bernard Dodaj. Një biznes model që dëshmon se suksesi ndërtohet me punë, vizion dhe përkushtim.

Urime dhe suksese të mëtejshme ekipit!

Më poshtë ju sjellim hulumtimet e plotë për këto kompani:

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët
10/10/2026 - 16:07

Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e...

Më shumëDetails

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës
10/10/2026 - 16:06

Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën...

Më shumëDetails

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje
10/10/2026 - 15:31

Imami i Xhamisë së Vogël në Gjilan, Naser Halimi, është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, teksa po shkonte në xhami për ta falur...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së
10/10/2026 - 15:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Myftiu Naim Tërnava kanë diskutuar për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si...

Më shumëDetails

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë