Ky fakt, sipas prestigjiozes britanike, tregon progresin e jashtëzakonshëm të një përfaqësueseje të re në arenën ndërkombëtare.
Shkrimi i plotë:
Humbja i dha fund ëndrrës së Kosovës për një paraqitje të parë në Kupën e Botës, më pak se 10 vjet pasi luajtën ndeshjen e tyre të parë kualifikuese për Kupën e Botës.
Shteti ballkanik, i cili shpalli pavarësinë në vitin 2008, u lejua të luante ndeshjen e parë nga FIFA në mars të vitit 2014 – një barazim 0 me 0 me Haitin.
Ndeshja e tyre e dytë ishte një humbje 6 me 1 ndaj Turqisë.
Kosova e përfundoi grupin kualifikues vetëm tre pikë pas Zvicrës dhe një vendi të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës të kësaj vere.
Kjo bëri që ata të përballeshin me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “Path C”, duke fituar një ndeshje emocionuese 4:3, por nuk arritën të thyenin Turqinë në ndeshjen historike vendimtare ku fituesi merrte gjithçka.













