Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE do t’i ndajë fonde Kosovës me buxhetin 2028-2034, Komisionerja Kos gabimisht thotë se Kosova ka marrë para nga Plani i Rritjes

18/07/2025 - 18:17
në Lajme
A A
BE do t’i ndajë fonde Kosovës me buxhetin 2028-2034, Komisionerja Kos gabimisht thotë se Kosova ka marrë para nga Plani i Rritjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova s’do të mbetet jashtë kornizës së re financiare të Bashkimit Europian që është propozuar t’i ndahet vendeve kandidate pavarësisht se nuk e ka statusin e vendit kandidat. Këtë e konfirmoi dje Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në një konferencë për media, e cila derisa po fliste për Planin e Rritjes gabimisht deklaroi se Kosova ka marrë mjetet e parafinancimit. BE në një përgjigje për Gazetën Express konfirmoi se Kosova duhet të ndërtojë institucionet e reja në mënyrë që të zhbllokohen këto para të dedikuara për të.

Bashkimi Europian ka përsëritur shqetësimin që institucionet e reja nuk janë formuar ende në Kosovë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke vonuar më tej ratifikimin e marrëveshjeve që do t’i mundësonin edhe Kosovës, sikurse vendeve të rajonit, të përfitonte nga Plani i Rritjes që Unioni ka ndarë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja Kos në një konferencë për media dje u pyet nëse Kosova mbetet jashtë buxhetit të propozuar për vitet 2028-2034 meqë edhe pse ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ende s’i ka kaluar fazat bazike për të qenë vend kandidat.

Ajo konfirmoi se përkundër kësaj, Kosova është pjesë e pakos dhe në fund gabimisht deklaroi se ka marrë mjetet e parafinancimit.

“Sa i përket Kosovës, Kosova tashmë është pjesë dhe do të mbetet pjesë e mbështetjes financiare përmes këtyre instrumenteve. Dhe siç e dini, Kosova tashmë është pjesë e Planit të Rritjes dhe ka marrë parapagimin (pre-financing)”, tha Kos.

Megjithatë, Bashkimi Europian në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se milionat për Kosovën mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve të reja.

“Kosova me të drejtë mbetet të marrë parafinancimin sapo të ratifikohen marrëveshjet që lidhen me Lehtësimin e Reformës dhe Rritjes. Megjithatë, Lehtësimi i Reformës dhe Rritjes është një instrument me afat të kufizuar kohor i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë sipas Planit të Rritjes, në dobi të popullit të saj”.

Vetëm atëherë, tha BE, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera, mund të bëhet lirimi i fondeve sipas Planit të Rritjes.

Dje Komisioni Europian paraqiti propozimin e tij për një Kornizë Financiare Shumëvjeçare (MFF), të cilën e përshkroi si ambicioze dhe dinamike, që arrin në pothuajse 2 trilionë euro (ose 1.26% të të ardhurave bruto kombëtare të BE-së mesatarisht midis viteve 2028 dhe 2034).

Ky buxhet planifikohet të ndahet edhe për vendet kandidate, si dhe për ndërtimin e partneriteteve të BE-së.

Kos tha se për kornizën e re financiare do të bashkojnë disa instrumente ekzistuese.

“Jam shumë e lumtur që në fakt kemi pasur sukses. Do të bëj një hap të madh pas për të shpjeguar që në fakt ne do ta thjeshtojmë instrumentin në Kornizën e re Shumëvjeçare Financiare (MFF). Pra, në tërësi, kur po flisja më herët, 42.6 milionë janë për zgjerimin dhe partneritetin lindor dhe për pjesën tjetër të Europës. Dhe me MFF-në e re, ne do të bashkojmë disa instrumente ekzistuese, të cilat në fakt janë vënë në veprim në periudha të ndryshme kohore, si p.sh. Global Europe, më pas IPA III, pastaj e kemi pasur mekanizmin për Ukrainën, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Rritjes për Moldavinë. Tani do t’i bashkojmë të gjitha këto”.

Në prezantimin e buxhetit të prezantuar një kapitull i kushtohet “ndërtimit të partneriteteve për një Europë më të fortë në botë”.

“Kjo Kornizë e re Financiare Shumëvjeçare parashikon veprime të jashtme të përforcuara për t’iu përshtatur një qasje më strategjike, të orientuar nga vlerat dhe me ndikim ndaj zgjerimit, partneriteteve dhe diplomacisë, në përputhje me interesat strategjike të BE-së. Për të thjeshtuar financimin e veprimeve të jashtme, një Europë Globale, me vlerë 200 miliardë euro për vitet 2028-2034, do të maksimizojë ndikimin në terren dhe do të përmirësojë praninë e veprimeve të jashtme të BE-së në vendet partnere. Do t’i lejojë buxhetit të BE-së të rrisë mbështetjen për vendet kandidate dhe të përgatitet për pranimin e tyre. Ky instrument do të ketë një kapacitet rezervë të dedikuar prej 15 miliardë eurosh për t’iu përgjigjur krizave në zhvillim dhe nevojave të paparashikuara”.

Komisioni Europian tha se buxheti i ri i propozuar do të vazhdojë gjithashtu të financojë veprimet e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për një shumë totale prej 3.4 miliardë eurosh, për të vazhduar të kontribuojë në objektivat e BE-së për ruajtjen e paqes, forcimin e sigurisë ndërkombëtare, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

JU REKOMANDOJMË

Zbulohet se kur mund të mbahet takimi Kurti-Limaj
Lajme

Zbulohet se kur mund të mbahet takimi Kurti-Limaj

18/07/2025 - 20:22
Kontrabandonte barna nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar
Lajme

Kontrabandonte barna nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar

18/07/2025 - 19:51
Emisarja britanike: S’duhet qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja është te zbatimi
Lajme

Emisarja britanike: S’duhet qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja është te zbatimi

18/07/2025 - 19:28
Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, mbi 10 mijë informacione të shkëmbyera në gjashtë muaj
Lajme

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, mbi 10 mijë informacione të shkëmbyera në gjashtë muaj

18/07/2025 - 19:17
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18/07/2025 - 18:54
Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie
Lajme

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie

18/07/2025 - 18:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë