Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE godet me prova të reja: Vajza e gruas së aleatit të Putinit nën sanksione për lidhje me Kremlinin dhe pasuri të dyshimta

17/09/2025 - 08:41
në Lajme
A A
BE godet me prova të reja: Vajza e gruas së aleatit të Putinit nën sanksione për lidhje me Kremlinin dhe pasuri të dyshimta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2017, Ignatova ishte e vetmja grua as aktore e as e famshme që u përfshi në kalendarin artistik vjetor të kompanisë italiane të gomave, Pirelli, duke u shfaqur përkrah yjeve të Hollivudit të përmendura më sipër dhe të tjerëve, përfshirë Alicia Wikander, Julianne Moore, Helen Mirren dhe Leya Seydoux.

Pak e njohur për njerëzit në Rusi dhe jashtë saj, Ignatova është thjeshtra, apo vajza e gruas, së Sergei Chemezov, kreut të konglomeratit gjigant shtetëror Rostec – prodhuesit të armëve të përdorura në luftën e Rusisë kundër Ukrainës – dhe mikut të ngushtë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Bashkimi Evropian tani po e përdor përfshirjen e Ignatovës në këtë kalendar si provë shtesë për ta mbështetur vendimin e tij për të mos i hequr sanksionet e vendosura ndaj saj në prill të vitit 2022 për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema.

gnatova po i kundërshton këto sanksione në gjykatën e BE-së, duke argumentuar se ajo nuk përfiton nga pasuritë e mëdha të kontrolluara nga njerku i saj, Chemezov, i cili është nën sanksione të BE-së që prej vitit 2014 për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës.

“Arsyeja e vetme e mundshme”
Këshilli i Bashkimit Evropian nuk pajtohet.

Në një letër drejtuar avokatëve të Ignatovës, që Systema e ka parë, Këshilli i BE-së i referohet kalendarit si një nga disa provat se ajo përfiton nga lidhjet me Chemezovin.

Një partneritet i asaj kohe mes Pirellit dhe Rostec ishte “arsyeja e vetme e mundshme” për përfshirjen e Ignatovës në kalendar, thuhej në letër. Përfshirja e saj “[hedh] dritë mbi lidhjen e ngushtë” mes saj dhe Chemezovit.

Kalendarët zakonisht paraqesin “njerëz të famshëm që i përkasin showbiz-it global dhe sigurisht jo pedagogeve universitare”, shtohej më tej.

Në faqen zyrtare të kalendarit, Ignatova përshkruhej si profesoreshë e teorisë politike në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe “mysafire e posaçme” që fotografi Peter Lindbergh e kishte njohur në vitin 2015.

Ignatova dhe Pirelli nuk iu përgjigjën kërkesës së Systemas për koment.

Bashkimi Evropian u pajtua këtë muaj për ta zgjatur ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve për Ignatovën dhe mbi 2.600 persona e entitete të tjera deri në mes të marsit 2026.

Putini dhe Chemezov në Dresden
Në letrën e parë nga Systema, Këshilli i BE-së përmend tri asete që, sipas tij, tregojnë se Ignatova ka përfituar nga lidhjet me Chemezovin: një kompani në Belize e quajtur Elsamex; një vilë në Marbella të Spanjës; dhe një superjaht prej 130 milionë dollarësh, Valerie, për të cilin avokatët e Ignatovës pretendojnë se është shitur.

Këshilli i BE-së shprehu dyshime për këtë pretendim.

Ignatova, 38-vjeçare, është vajza e gruas së Chemezovit, Jekaterina Ignatova, nga martesa e saj e parë.

Ajo diplomoi në magjistraturë në shkencat politike në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës në vitin 2013 dhe ka mbajtur ligjërata atje. Ignatova është bashkautore në një monografi mbi “politikën shtetërore në fushën e teknologjisë së lartë”, në të cilën Chemezov është i listuar si redaktor.

Në vitin 2017, Ignatova u bë drejtoreshë e një kompanie të quajtur Farmapt, e cila, sipas regjistrit tregtar, nuk ka punonjës të tjerë. Ajo është gjithashtu e përfshirë në një kompani që zotëronte prona në Moskë me vlerë 7 milionë dollarë në vitin 2020.

Chemezov, 72-vjeçar, është shef ekzekutiv i Rostec që nga viti 2007.

Ai ka qenë mik i ngushtë i Putinit që nga koha kur shërbenin si oficerë të KGB-së sovjetike në Gjermaninë Lindore komuniste gjatë viteve ‘80, ku banonin në të njëjtin pallat në Dresden.

Në vitin 1996, kur Putini u bë zëvendësshef i kabinetit të presidentit Boris Jelcin, ai e emëroi Chemezovin drejtor të departamentit të Kremlinit për marrëdhënie ekonomike me jashtë.

Chemezov ka mbështetur pushtimin e Ukrainës dhe ka përsëritur narrativat e Putinit në deklaratat publike, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë se kanë provokuar konfliktin dhe duke thënë se ata rrezikojnë të nxisin luftë botërore. /REL

JU REKOMANDOJMË

Rubin i ligjëron gjyqtarit, ia tregon njëjësin dhe shumësin: Albright nuk tha që Thaçi ishte lideri, por njëri nga liderët
Lajme

Rubin i ligjëron gjyqtarit, ia tregon njëjësin dhe shumësin: Albright nuk tha që Thaçi ishte lideri, por njëri nga liderët

17/09/2025 - 10:27
“Nuk kishte plan kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë”: Mbrojtja e Jakup Krasniqit dorëzon si prova raporte ndërkombëtare, dokumente të UNMIK-ut dhe EULEX-it
Kryesore

“Nuk kishte plan kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë”: Mbrojtja e Jakup Krasniqit dorëzon si prova raporte ndërkombëtare, dokumente të UNMIK-ut dhe EULEX-it

17/09/2025 - 10:05
Kush mund të jenë dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes në Hagë?
Lajme

Kush mund të jenë dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes në Hagë?

17/09/2025 - 09:58
BBC: Vizita e Trump në Londër do të jetë larg syve të publikut
Lajme

BBC: Vizita e Trump në Londër do të jetë larg syve të publikut

17/09/2025 - 09:41
Nën presionin e ShBA-së, Siria e Izraeli po i afrohen marrëveshjes për sigurinë
Lajme

Nën presionin e ShBA-së, Siria e Izraeli po i afrohen marrëveshjes për sigurinë

17/09/2025 - 09:29
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak rikthen frikën në Luginë – Kamberi kërkon hetim për vdekjen e 135 ushtarëve shqiptarë gjatë viteve 1980
Lajme

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak rikthen frikën në Luginë – Kamberi kërkon hetim për vdekjen e 135 ushtarëve shqiptarë gjatë viteve 1980

17/09/2025 - 09:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë