Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE kërkon kufizime më të rrepta moshe për rrjetet sociale

18/09/2026 - 18:45
në Tech
A A
BE kërkon kufizime më të rrepta moshe për rrjetet sociale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian dëshiron t’u ndalojë fëmijëve nën moshën 13 vjeç përdorimin e platformave të mediave sociale dhe të kufizojë funksione që krijojnë varësi.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t’i mbrojë fëmijët nga rreziqet që lidhen me disa platforma të mediave sociale. Nisma synon të ndalojë aksesin në platforma si Facebook, TikTok dhe Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç.

“Ajo për të cilën tashmë kemi konsensus është se duhet të ketë një moshë minimale kur fëmijët mund t’u bashkohen mediave sociale”, tha von der Leyen, duke kërkuar “kufizime të përshtatshme për moshën”.

Masa vjen pas propozimeve të ngjashme të paraqitura në Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Turqi dhe në disa vende evropiane, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin që mediat sociale mund të kenë në shëndetin mendor të fëmijëve.

“Sot, fëmijët tanë po ndërveprojnë me disa nga teknologjitë më të sofistikuara që janë krijuar ndonjëherë, dhe ato nuk janë projektuar duke pasur në qendër mirëqenien dhe zhvillimin e tyre”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp.

Reforma e propozuar për Ligjin Evropian për Mbrojtjen e Fëmijëve “do të vendosë kufij të qartë në botën digjitale, ashtu siç bëjmë çdo ditë në botën reale”, shtoi ajo.

A bien ligjet evropiane në kundërshtim me njëri-tjetrin?

Organizata jofitimprurëse CCIA Europe, e cila përfaqëson kompani të mëdha teknologjike në Evropë, ndër të cilat edhe Google dhe Meta, paralajmëroi për rreziqe të mundshme ndaj privatësisë që mund të lindin nga ky propozim dhe vuri në dukje se ai mund të bierë në kundërshtim me kërkesat e ligjeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Propozimi i Ursula von der Leyen do t’u japë prindërve më shumë kontroll mbi llogaritë e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç.Fotografi: Matteo Della Torre/NurPhoto/picture alliance

“Mbledhja në një shkallë të tillë e të dhënave për moshën, dokumenteve të identitetit dhe informacioneve lidhur me fëmijët dhe prindërit ose kujdestarët e tyre do të krijonte pa dyshim një objektiv tërheqës për kriminelët kibernetikë”, tha drejtori i CCIA Europe, Daniel Friedlaender.

“Ligji për Fëmijët krijon mbivendosje ligjore dhe dublikim të rregulloreve, gjë që në fund dobëson mbrojtjen e fëmijëve dhe të konsumatorëve”, shtoi ai.

Më shumë kontroll nga prindërit dhe rregulla më të rrepta

Propozimi i Ursula von der Leyen do t’u japë prindërve më shumë kontroll mbi llogaritë e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç. Nisma do të diskutohet gjatë muajve të ardhshëm nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian, përpara se të mund të shndërrohet në ligj.

Llogaritë në rrjetet sociale, shërbimet e videove, videolojërat online dhe chatbot-et të destinuara për përdorues nën moshën 18 vjeç do t’u nënshtrohen një sërë rregullash më të rrepta.

Nisma vjen pas propozimeve të ngjashme të paraqitura në Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Turqi dhe në disa vende evropiane, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin që mediat sociale mund të kenë në shëndetin mendor të fëmijëve.

Këto përfshijnëndalimin e funksioneve që konsiderohen krijuese të varësisë, si lëvizja e pafundme e përmbajtjes (infinite scrolling) dhe fillimi automatik i videove (autoplay). Propozimi gjithashtu synon të kufizojë rekomandimet e drejtuara nga algoritmet, profilizimin e personalizuar, mekanizmat e angazhimit të bazuar në shpërblime dhe kontaktet e padëshiruara nga persona të panjohur.

Një tjetër kërkesë e Parlamentit Evropian është që platformat të detyrohen të zbatojnë dizajne dhe algoritme të sigurta për fëmijët, si edhe të ofrojnë mjete të thjeshta për kontrollin prindëror.

Përveç kësaj, kompanitë e mëdha të teknologjisë do të duhet të forcojnë sistemet e verifikimit të moshës për këdo që dëshiron të hapë një llogari. Kompanitë që nuk respektojnë këto rregulla mund të përballen me gjoba deri në 6% të të ardhurave të tyre vjetore globale. Ato gjithashtu do të detyrohen të investojnë më shumë burime në mbikëqyrjen dhe moderimin e përmbajtjeve. / DW

JU REKOMANDOJMË

Jaguar prezanton modelin e ri, çmimi i tij qenka goxha i madh

Jaguar prezanton modelin e ri, çmimi i tij qenka goxha i madh
07/10/2026 - 16:30

Jaguar ka zbuluar modelin e prodhimit Type 01, një makinë që hap një kapitull krejtësisht të ri në historinë e markës britanike dhe që nuk përpiqet aspak t’u...

Më shumëDetails

‘Flluskë që mund të shpërthejë’/ Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e AI: mund të përdoret edhe për armë biologjike

‘Flluskë që mund të shpërthejë’/ Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e AI: mund të përdoret edhe për armë biologjike
07/10/2026 - 14:31

Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një flluskë financiare, por edhe për rreziqe që mund...

Më shumëDetails

Si të zbuloni nëse ka kamera të fshehta në hotel me një truk të thjeshtë?

Si të zbuloni nëse ka kamera të fshehta në hotel me një truk të thjeshtë?
07/10/2026 - 12:29

Kur qëndroni në një hotel apo në një apartament me qira gjatë pushimeve, privatësia është një nga gjërat e fundit për të cilat duhet të shqetësoheni. Megjithatë, raste...

Më shumëDetails

WhatsApp teston një dizajn të ri për Android, ja se çfarë do të ndryshojë!

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
03/10/2026 - 12:26

Sipas informacioneve nga versioni beta i WhatsApp-it, kompania aktualisht po eksperimenton me një dizajn të ri të shiritit të navigimit. Versionet e paraqitura janë ende në fazat e...

Më shumëDetails

Ora e Zuckerberg kushton miliona në ankand, krijuesi është shqiptar

Ora e Zuckerberg kushton miliona në ankand, krijuesi është shqiptar
03/10/2026 - 11:23

Një pyetje mbi orën që kishte zgjedhur të mbante në dorë i dha Mark Zuckerberg mundësinë të fliste për një prej emrave më të rrallë të orëndreqjes moderne....

Më shumëDetails

WhatsApp-i sjell një ndryshim të ri në navigim, ja çfarë po testohet

WhatsApp-i sjell një ndryshim të ri në navigim, ja çfarë po testohet
30/09/2026 - 13:26

WhatsApp-i po përgatit ndryshime në pamjen e aplikacionit për Android, me fokus te shiriti i navigimit dhe mënyra se si do të shfaqet Meta AI. Ndryshimet janë zbuluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë