Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton pasi s’ka përmbushur kushtet ligjore

27/01/2026 - 15:52
në Lajme
A A
BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton pasi s’ka përmbushur kushtet ligjore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Pas arrestimit, policia e çoi Butën në emergjencë: Ishte i lënduar

Pas arrestimit, policia e çoi Butën në emergjencë: Ishte i lënduar
11/04/2026 - 22:52

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ferizajt, ku protagonist është reperi i njohur Betim Januzaj, i njohur për publikun si Buta. Ai është përfshirë...

Më shumëDetails

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpër mes Orban e Magyar: ‘‘Moment kyç për vendin, BE’në e kontinentin evropian’’

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpër mes Orban e Magyar: ‘‘Moment kyç për vendin, BE’në e kontinentin evropian’’
11/04/2026 - 22:48

Më 12 prill zhvillohen në Hungari zgjedhjet parlamentare më të rëndësishme që nga largimi vullnetar i komunistëve nga pushteti në vitet 1989/90. Pyetja është nëse kryeministri Viktor Orbán...

Më shumëDetails

Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)
11/04/2026 - 22:42

Një incident është shënuar sot në Podujevë, ku një mosmarrëveshje në komunikacion ka eskaluar në përleshje fizike mes një zyrtari policor dhe dy qytetarëve. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e konsumit dhe transportit

Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e konsumit dhe transportit
11/04/2026 - 22:20

Çmimet në Kosovë vazhdojnë të rriten. Raporti më i fundit për marsin 2026 konfirmon këtë trend, me inflacion mujor prej 1.5% dhe rritje vjetore që ka arritur në...

Më shumëDetails

Ish-Presidenti Sjediu për Engel: Personalitet i rrallë e i papërsëritshëm, i falemi përjetë angazhimit të tij

Ish-Presidenti Sjediu për Engel: Personalitet i rrallë e i papërsëritshëm, i falemi përjetë angazhimit të tij
11/04/2026 - 22:02

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel, duket thënë se lajmi për vdekjen e tij është jashtëzakonisht i dhembshëm dhe se,...

Më shumëDetails

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë
11/04/2026 - 21:56

Reperi Betim Januzi i njohur me nofkën Buta është arrestuar nga policia e Kosovës në Ferizaj. Ai dyshohet se e ka sulmuar një person me armë. Rasti ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë