Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e konsumit dhe transportit

11/04/2026 - 22:20
në Ekonomi, Lajme
A A
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e konsumit dhe transportit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet në Kosovë vazhdojnë të rriten. Raporti më i fundit për marsin 2026 konfirmon këtë trend, me inflacion mujor prej 1.5% dhe rritje vjetore që ka arritur në 6.7%.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ka shënuar rritje në muajin mars 2026, duke reflektuar vazhdimin e presionit mbi çmimet në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni mujor në mars 2026, krahasuar me shkurtin, ishte 1.5%. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit, krahasuar me marsin e vitit 2025, ka arritur në 6.7%.

Rritja mujore prej 1.5% është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport personal, të cilat kanë shënuar një rritje të theksuar prej 25.8%. Po ashtu, rritje kanë pësuar edhe çmimet e perimeve (3.7%), pemëve (1.5%) dhe mishit (0.3%), duke dhënë një ndikim të përbashkët prej 1.7% në indeksin total.

Në të njëjtën periudhë, rënie e çmimeve është regjistruar tek energjia elektrike (-3.7%) dhe lëndët djegëse të ngurta si drutë dhe peleti (-2.2%), me një ndikim më të vogël në uljen e përgjithshme të indeksit.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,7 % në muajin Mars 2026 krahasuar me muajin Mars 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5%), biletat e fluturimeve (38,4%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (31,9%), energjia elektrike (17,4%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (17,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (15,6%), pushime të organizuara (13,2%), pemët (13,1%), mishi (12,4%), kafja, çaji dhe kakao (7,8%), shërbimet hoteliere (6,9%), prodhimet ushqimore (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,7%), shërbimet ambulantore (5,6%), kujdesi personal (5,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,1%), perimet (4,9%), gjërat personale (4,4%)”.

Në nivel vjetor, rritja prej 6.7% është nxitur nga një gamë e gjerë produktesh dhe shërbimesh. Rritjet më të mëdha janë regjistruar te shërbimet që lidhen me transportin personal (42.5%), biletat e fluturimeve (38.4%), furnizimi me ujë dhe shërbimet për banim (31.9%), si dhe energjia elektrike dhe karburantet (nga 17.4%).

Po ashtu, rritje të ndjeshme janë evidentuar edhe te ushqimet bazë, përfshirë pemët (13.1%), mishin (12.4%), produktet ushqimore në përgjithësi (6.8%), buka dhe drithërat (4.1%), si dhe qumështi, djathi dhe vezët (3.4%).

“…buka dhe drithërat (4,1%), duhani (4,1%), pijet alkoolike (3,9%), produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (3,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,4%), qumështi, djathi dhe vezët (3,4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,7%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,3%), veshje (2,2%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me nje ndikim te vogel në IHÇK me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,7 për qind në IHÇK-it”.

JU REKOMANDOJMË

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro
03/11/2026 - 22:09

Kosova ka importuar 266,064 vetura dhe automjete transportuese gjatë periudhës 2021–2025 dhe janar–shtator 2026, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Buxheti i shtetit ka përfituar...

Më shumëDetails

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes
03/11/2026 - 22:02

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi. Përgjigjja e policit ishte pohuese,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    375 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë