Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, njihet si politikan i kastës së vjetër, pasi që prej pasluftës shërbeu nëpër pozita shtetërore i emëruar direkt ose indirekt përmes PDK-së.
Hamza që me rastin e themelimit të PDK-së u aktivizua në këtë parti, ku më pas shërbeu si drejtor komunal në Mitrovicë gjatë qeverisjes së LDK-së me në krye Faruk Spahiun.
Në vitet vijuese kishte pozita deputeti, zv. ministri, ministri, guvernatori e kryetari komune nga PDK.
Një politikan që nuk iu nda pushtetit që nga pas lufta, sonte ka zgjedhur të flet për vizion për të rinjtë në Konventen e Rinisë së PDK-së.
Hamza ka thënë se gjithçka mund të duket e pamundur vetëm deri sa ta çlirojmë potencialin e të rinjve, duke shtuar se plot me energji e forcë për t’i thyer barrierat, për t’i shtyrë kufijtë së mundshmes dhe për ta sfiduar Status Quo-në ishin edhe sonte të rinjtë e PDK-së.
“Gjithçka mund të duket e pamundur vetëm deri sa ta çlirojmë potencialin e të rinjve. Plot me energji e forcë për t’i thyer barrierat, për t’i shtyrë kufijtë së mundshmes dhe për ta sfiduar Status Quo-në ishin edhe sonte të rinjtë tanë.
Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve, që krijon vende pune, forcon arsimin dhe garanton drejtësi për të gjithë. Dhe, demokratët e rinj, të palodhur në punë e të pandalshëm në terren, çdo ditë po e shpërndajnë këtë mesazh gjithandej Kosovës. Çdo hap që hedhin, çdo derë që trokasin dhe çdo person që bindin është një kontribut më shumë për një Kosovë që mundet ma mirë.
MaMirë për rininë. #MaMirë për Kosovën.”, ka shkruar Hamza.
Foto: ilustrim