I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i pranojë rezultatet në rast se nuk del mirë në zgjedhje, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u shpreh se nuk beson se një situatë e tillë mund të ndodhë në Kosovë.
“Nuk dua me besu që në Kosovë është situata që mos me u pranu rezultati zgjedhor. Dua me besu që Kosova do të organizojë zgjedhje të mira, siç ka bërë deri tani”, tha Hamza.
Ai bëri thirrje për një fushatë të qetë dhe demokratike.
“Secili prej nesh duhet me i kontribu klimës që të jetë një fushatë e qetë, pa probleme. Përveç debatit dhe garës, në fund janë qytetarët që vendosin dhe secili prej nesh duhet me pranu këtë verdikt. Të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë këtë traditë”, tha ai.