Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim zgjedhor në Mitrovicë, ku kryetari dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi programin e partisë dhe premtimet për qytetarët. Ai tha se nën qeverisjen e tij Kosova do ta rikthejë partneritetin strategjik me SHBA dhe shprehu besim se PDK do të fitojë ë 28 dhjetor.
“Anëtarësim në NATO. Njohje nga sa më shuam vende. Anëtarësim në Këshilklin e Evropëës. Statusi kandidat dhe drejtimi që nuk ka alternativë Kosovë në Bashkimin Evropian. Rikthimi i partneritetit sStretegjik me Shtete e Bashkuara të Amerikës.”, tha ai.
Hamza theksoi se Mitrovica ka dhënë shumë për Kosovën dhe është e njohur edhe jashtë vendit. Ai kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se ka polarizuar dhe ka shkaktuar drama. “Ka premtuar shumë, por ka realizuar pak,” u shpreh Hamza.
Kandidati i PDK premtoi një “kapitull të ri të stabilitetit dhe shpresës” dhe prezantoi programin që synon të adresojë nevojat dhe sfidat e qytetarëve. Ai foli për përkrahje të biznesit, themelimin e Fondit të Papunësisë, Gjykatën e Punës dhe rritjen me 50% të pagave për mësimdhënës, mjekë, policë, ushtarë dhe shërbyes civilë.
Gjithashtu, Hamza premtoi rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, përfshirë të verbërit, personat paraplegjikë dhe kategoritë e dala nga lufta, si dhe asistencë sociale më të madhe. “Kjo do të bëhet në muajt e parë të mandatit, jo në fund,” shtoi ai.
Kandidati i PDK foli edhe për një arsim modern, të përshtatur me nevojat e tregut, digjitalizimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një fondi shtetëror për bursa. “Unë nuk premtoj atë që nuk mund ta realizoj,” përfundoi Hamza.















