Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

25/12/2025 - 22:43
në Lajme
A A
Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas zotimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se qeveria do t’i ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët, ka pasur reagime të shumta për dhe kundër.

Reagim të ashpër kundër Albin Kurtit ka bërë edhe këngëtari mitrovicas, Arlind Beqiri, i cili ka thënë se ky veprim është ryshfet politik me parat e qytetarëve.

Ndryshe, Arlind Beqiri vjen nga një vjen familje e fuqishme në fushën e ndërtimit të objekteve banesore në Mitrovicë.

Postimi i Arlind Beqiri:

‼️100 euro – dhuratë apo mashtrim politik?

Mos u mashtroni.
Këto 100 euro nuk janë ndihmë.
Janë ryshfet politik, i paguar me paratë tona, për ta blerë heshtjen e popullit.

Dy vite më parë kishte buxhet.
Sot NUK ka buxhet të votuar.
Sot nuk ka ligj.
Sot ka vetëm vullnet personal të një njeriu që po sillet sikur shteti është pronë private.

Dhe ju thoni: “I kemi marrë edhe më herët.”
Jo.
Sot po merrni para ilegalisht,
nesër do të paguani ligjërisht pasojat.

Shteti nuk shitet.
Shteti nuk blihet.
Shteti mbrohet.

Sot po ju blejnë heshtjen.
Nesër do t’ju kërkojnë durim.
Pasnesër do t’ju thonë: “S’ka para.”

Këto para nuk ekzistojnë ligjërisht.
Nuk kanë linjë buxhetore.
Nuk kanë mbulim institucional.
Nuk kanë autorizim kushtetues.

Janë para të marra me dhunë administrative,
me logjikën:
“Merri sot, se nesër s’ka kush na ndal.”

Kjo nuk është qeverisje.
Kjo është anarki e paketuar si humanizëm.

Kur të errësohen shtëpitë,
kur faturat të shpërthejnë,
kur importi i energjisë të bëhet luks,

mos pyesni: “Pse?”
Përgjigjen e keni sot.

Paratë që duhej të garantonin siguri energjetike
po digjen për propagandë elektorale.

Kur një shtet shpërndan para pa buxhet:
humb besueshmëri financiare,
rritet rreziku i sanksioneve,
rritet kostoja e kredive,
dhe në fund e paguan qytetari i zakonshëm.

Këto 100 euro sot mund të na duken si lehtësim, por nesër mund të na kushtojnë mijëra euro më shumë në borxhe, inflacion dhe krizë.

Popull, hap sytë

Nuk po rrezikohet vetëm buxheti.
Po rrezikohet themeli i shtetit.
Dhe kur themelet bien,
100 euro nuk të mbrojnë nga rrënimi.

JU REKOMANDOJMË

Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues
20/06/2026 - 14:22

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një resort luksoz bregdetar në Republikën Domenikane, duke shkaktuar vdekjen e një turisteje italiane dhe evakuimin e rreth 1700 mysafirëve. Sipas autoriteteve lokale...

Më shumëDetails

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
20/06/2026 - 14:03

Udhëheqës të lartë nga Garda Kombëtare Ajrore e Ajovës kanë vizituar një skuadron amerikan të ushtrisë dhe drejtues të FSK-së përgjatë një ushtrimi të përbashkët të quajtur “Sentinel...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
20/06/2026 - 13:45

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar për arrestimin e një personi i cili ishte në kërkim. Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e...

Më shumëDetails

Në valën e debatit për gazin amerikan, Kurti e Prattipati shihen në një organizim të grave ndërmarrëse

Në valën e debatit për gazin amerikan, Kurti e Prattipati shihen në një organizim të grave ndërmarrëse
20/06/2026 - 13:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, janë parë sot në një organizim me gratë ndërmarrëse. Ky takim mes...

Më shumëDetails

Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit
20/06/2026 - 13:00

Mbrëmja e djeshme ka mbledhur personalitete të shumta në një festë të veçantë familjare. Në dasmën e vajzës së këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, Agnesës, me partnerin e...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami kërkon që të anulohet testi i maturës

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
20/06/2026 - 12:53

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e testit të maturës shtetërore, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të padrejtë për nxënësit që kanë mësuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë