Në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishte befasia më e madhe brenda PDK-së, duke u radhitur më i votuari pas bartësit të listës. Edhe në këto zgjedhje po del të jetë ndër 3 më të votuarit. Fjala është për Arian Tahirin.
Por në Mitrovicë nga numërimi i 18% të votave po ndodh prapë një befasi pozitive për Arian Tahirin, raporton Veriu.info.
Ai është duke dalë më i votuari në qytetin e tij, duke lënë prapa Bedri Hamzën.
Nga 18% e votave të numëruara, Arian Tahiri ka marrë 1 mijë e 36 vota, ndërsa Bedri Hamza 1 mijë e 22 vota./Veriu.info













