Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Begaj me Reporterin e PE-së: Nuk do të gjeni askund si Shqipëria dhe Kosova

29/01/2025 - 14:15
në Lajme
A A
Begaj me Reporterin e PE-së: Nuk do të gjeni askund si Shqipëria dhe Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nuk do të gjeni askund dy shtete si Shqipëria dhe Kosova me mbështetje më të madhe ndaj Bashkimit Evropian, ku, pavarësisht bindjes politike të qytetarëve dhe partive politike, orientimi pro Euroatlantik është i pandryshueshëm”, kështu është shprehur presidenti shqiptar, Bajram Begaj në takimin me Reporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Kreu i Shtetit shqiptar falënderoi Parlamentin Evropian si mbështetësin dhe avokatin më të madh të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, duke garantuar njëkohësisht përkushtimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen në kohë të reformave të kërkuara për avancimin e negociatave.

Në takim u bisedua mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përgatitjet dhe sfidat që ky proces, siç theksoi Presidenti, të përmbushë plotësisht standardet e Bashkimit Evropian për zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme”.

“Më shumë se rezultati, për ne ka rëndësi procesi, standardet e zgjedhjeve demokratike. Këto zgjedhje vijnë me një risi, siç është ajo e votës së Diasporës, që duhet përshëndetur. Unë i jam drejtuar klasës politike t’i japë fund fenomeneve shqetësuese të zgjedhjeve të mëparshme, siç janë përdorimi i fondeve publike për arsye elektorale, mungesa e besimit mes partive politike, si dhe t’i jepet fund zvarritjes në nxjerrjen e rezultatit, që të mund të kemi një proces të gjithëpranuar dhe dita e nxjerrjes së rezultatit të jetë një ditë e bukur për Shqipërinë, ku fituesi të festojë me modesti dhe humbësi të respektojë rezultatin”, nënvizoi gjatë bisedës Kreu i Shtetit.

Begaj shprehu besimin se monitorimi i procesit nga Parlamenti Evropian dhe vëzhguesit e tjerë kombëtarë e ndërkombëtare do të ndikonin në arritjen e standardeve të kërkuara.

JU REKOMANDOJMË

Kos: Ka ardhur koha për të filluar heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovës
Lajme

Kos: Ka ardhur koha për të filluar heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovës

11/05/2025 - 01:39
Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK, Kabashi u kthehet detyrave që kishte më parë
Ekonomi

KEK ndalon njësinë A4 të Termocentralit Kosova A për shkak të një defekti të mundshëm

11/05/2025 - 01:33
Bali Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë
Lajme

Bali Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë

11/05/2025 - 01:31
Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë
Lajme

Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

10/05/2025 - 23:58
Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre
Kryesore

Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

10/05/2025 - 23:35
Pas ngritjes së çmimeve, nis monitorimi i çmimit të bukës dhe produkteve tjera
Ekonomi

Pas ngritjes së çmimeve, nis monitorimi i çmimit të bukës dhe produkteve tjera

10/05/2025 - 22:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal: “Bini 2024” shiti kundërligjshëm 499 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mehmetaj: Vëllai i Albin Kurtit kalon në drejtorinë për shitjen dhe blerjen e rrymës në KEK

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë