Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar deputetes (që ushtron edhe post ministreje në detyrë) të Vetëvendosjes, Rozeta Hajdar, e cila vazhdon të fshehet pas argumentit “sekret shtetëror” për çështjen e Rezervave Shtetërre për çka po hetohet nga Prokuroria Speciale.
“Paramendo, kontratat korruptive – të abuzimit i kanë klasifikuar si sekrete. Ndërsa, financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e kanë deklasifikuar! Çka me ju thënë këtyre, bre?”, shkroi ai.