Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Behrami thotë se Osmani “ia vazhdoi tinëzisht mandatin EULEX-it”, reagon Presidenca

09/06/2025 - 13:51
në Kryesore, Lajme
A A
Behrami thotë se Osmani “ia vazhdoi tinëzisht mandatin EULEX-it”, reagon Presidenca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ia ka vazhduar mandatin EULEX-it.

Kjo sipas Behramit është bërë në mënyrë tinëzare dhe pa debat publik.

Ai e ka quajtur këtë “skandaloze”.

“SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë. Ajo po e fsheh përmbajtjen. Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz”, tha ai në një shkrim në rrjetet sociale.

Behrami ka thënë se Osmani është dashur t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it me kushin që të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK’së.

“Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë!”.

Ndaj Behramit, ka reaguar edhe Presidenca.

“Deputeti Artan Behrami është mirë të mos shpif. Presidentja as nuk cakton e as nuk vazhdon mandat të gjykatës speciale”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Mandati i kësaj gjykate është përcaktuar me amandament kushtetues të votuar nga 2/3 e Kuvendit të Kosovës dhe ai nuk mundet as të ndryshohet e as të ndërpritet apo vazhdohet nga institucioni i Presidencës”.

“Presidentja ende nuk ka nënshkruar asgjë sa i perket mandatit të EULEX-it, edhe pse është plotësisht në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë, siç ka qenë njësoj në mandatin e Presidentit Thaçi, kur ai ia vazhdonte mandatin teknik të EULEX-it, për mentorim, monitorim dhe këshillim”.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 5 qershor 2025, vendim ky që është publik”.

JU REKOMANDOJMË

Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara
Lajme

Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara

09/06/2025 - 15:48
Komandant Bashkim Jashari viziton Shqipërinë në Ditën e Vizitorëve të Shquar me rastin e përmbylljes së “Defender Europe 25”
Kryesore

Komandant Bashkim Jashari viziton Shqipërinë në Ditën e Vizitorëve të Shquar me rastin e përmbylljes së “Defender Europe 25”

09/06/2025 - 15:36
Srpska reagon për vizitën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut: Po e largon vëmendjen nga moskonstituimi i Kuvendit
Lajme

Srpska reagon për vizitën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut: Po e largon vëmendjen nga moskonstituimi i Kuvendit

09/06/2025 - 15:23
Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)
Lajme

Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

09/06/2025 - 15:19
Albin Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës për takim
Kryesore

Zyra e Kryeministrit tregon çka është diskutuar në takimin e Kurtit me Hamzën

09/06/2025 - 14:50
Presidentja Osmani u bën ftesë qytetarëve të votojnë: Kosova është e juaja, e ardhmja është në duart tuaja
Kryesore

Konfirmohet nga presidenca: Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në këtë datë

09/06/2025 - 14:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë