Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani – tregoni çdo gjë që dini!

03/09/2025 - 14:18
në Lifestyle
A A
Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani – tregoni çdo gjë që dini!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse dëshironi të shihni partnerin të eksituar në krevatin tuaj, mos ngurroni, por transformohuni në bombë të vërtetë.

Nëse dëshironi që partneri juaj të mos ju harrojë kurrë në shtrat, mos u kufizoni. Transformohuni në një version tërheqës, të vetëdijshëm dhe të patrembur të vetes suaj. Sekreti nuk qëndron vetëm te ajo që vishni, por te mënyra si e sillni veten, si e ndjeni kënaqësinë dhe si e ndani atë me të.

Mësoni si t’i hapni dyert e magjisë së joshjes me lëvizje, shikim dhe guxim

Një hulumtim ka treguar se gratë, për takimin e parë seksual me një partner të ri, përgatiten deri në 6 orë duke përfshirë depilimin, dushin, zgjedhjen e të brendshmeve, frizurën, grimin apo edhe vizitën në solarium. E gjithë kjo përpjekje është një ritual që e shton pritshmërinë dhe dëshirën. Por, çfarë është ajo që meshkujt vërtet vërejnë?

1. Vetëbesimi është më erotik se çdo detaj tjetër

Partneri juaj nuk do të fiksohet pas flokëve të çrregullta apo një pike të vogël celuliti. Ajo që ai do të vërejë është qëndrimi juaj: mënyra si e mbani veten lakuriq, si ecni drejt tij, si buzëqeshni dhe si merrni frymë kur jeni pranë.

Kur një grua është e qetë me trupin e saj, e pranon kënaqësinë pa turp dhe e përjeton seksin me prani të plotë, ajo rrezaton magnetizëm që nuk ka të bëjë me format apo përmasat. Vetëbesimi është ajo që meshkujt e ndjejnë përtej lëkurës, transmeton Telegrafi.

2. Lëvizni me qëllim, prekeni me dëshirë

Meshkujt nuk presin performancë, ata duan përfshirje. Zërat, psherëtimat, pëshpëritjet në vesh, duart që prekin me guxim, janë të gjitha mënyra të qarta për të treguar dëshirë dhe lidhje. Mos prisni që ai të bëjë gjithçka, merrni iniciativën, udhëhiqeni lojën me trupin tuaj, ndjeni reagimet e tij.

Eksperimentoni me pozicione të ndryshme, por më e rëndësishmja: dëgjoni trupin e tij dhe tuajin. Seksi nuk është garë, është dialog fizik dhe emocional.

3. Sytë, arma më e fortë e joshjes

Shikimi i drejtpërdrejtë gjatë seksit është një formë shumë e fuqishme e intimitetit. Nuk ka rëndësi nëse keni sy të kaltër, kafe apo të zinj, është intensiteti i shikimit, ai momenti kur sytë flasin pa fjalë, që krijon një lidhje të veçantë.

Në vend që të mbyllni sytë gjatë seksit, hapini dhe shikojeni drejt në sy, është një akt që e zhvesh emocionin dhe e thellon përvojën.

Disa këshilla shtesë për ta çuar përvojën në një tjetër nivel:

Flisni me të gjatë lojës – nuk ka nevojë të jenë fraza të ndërlikuara; një “më pëlqen kur e bën këtë” e ndez çdo njeri.

Përfshini aromën – parfum i lehtë, vaj esencial ose një dush aromatik para seksit mund të rrisë ndjeshmërinë.

Mos nënvlerësoni puthjen – është ura mes trupit dhe shpirtit, dhe shpesh më erotike se vetë penetrimi.

Luani me ritmin – ngadalësoni për ta shtuar intensitetin, pastaj ndryshoni papritur. Tensioni e nxit dëshirën.

Në fund të ditës, seksi i paharrueshëm nuk është ai perfekt, por ai i ndershëm, i gjallë, ku nuk luani rol, por jeni vërtet vetja. Dhe kjo është fuqia juaj më e madhe. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

IKSHPK jep rekomandime për t’u kujdesur për shëndetin gjatë agjërimit në Ramazan

IKSHPK jep rekomandime për t’u kujdesur për shëndetin gjatë agjërimit në Ramazan
24/02/2026 - 16:58

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dhënë disa rekomandime për besimtarët myslimanë për t’u kujdesur për shëndetin gjatë muajit të Ramazanit.“Muaji i Ramazanit sjell një ndryshim...

Më shumëDetails

Cilat janë ushqimet më të mira për t’u konsumuar gjatë Ramazanit?

Cilat janë ushqimet më të mira për t’u konsumuar gjatë Ramazanit?
22/02/2026 - 16:58

Po shkruani listën tuaj të blerjeve për syfyr dhe iftar? Ndërsa agjërimi ofron një kohë për të forcuar lidhjen fetare, është gjithashtu e rëndësishme të mendoni për ushqimin...

Më shumëDetails

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit
21/02/2026 - 11:48

Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe iftarit të pini mjaftueshëm ujë. Lëngjet natyrale si lëngjet e frutave dhe smoothies mund të...

Më shumëDetails

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje
21/02/2026 - 10:05

Teologu Fitim Flugaj ka folur për procedurat që i ka muaji i shenjë i Ramazanit. Mes tjerash, ai tregoi nëse pranohet apo jo, agjërimi nëse nuk zgjohemi për...

Më shumëDetails

Agjërimi në Ramazan: Përfitime të shumta për shëndetin

Agjërimi në Ramazan: Përfitime të shumta për shëndetin
20/02/2026 - 00:29

Agjërimi jo vetëm që është obligim fetar në Islam, por sjell edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin. Ai ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson metabolizmin dhe kontrollon nivelin...

Më shumëDetails

Dhurata për Shën Valentin-Disa ide që patjetër do t’i vlejnë

Dhurata për Shën Valentin-Disa ide që patjetër do t’i vlejnë
13/02/2026 - 15:52

Dita e Shën Valentinit është shumë afër, dhe nëse ende nuk keni vendosur se çfarë t’i dhuroni gruas së rëndësishme në jetën tuaj qoftë një partnere afatgjatë, një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I akuzuari për plagosjen e dy personave, në mesin e tyre një e mitur, në Vushtrri, nuk e pranon fajësinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë