Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

19/06/2026 - 18:04
në Lajme
A A
Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka dorëzuar ankesë në PZAP, duke kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve për deputet të PDK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai thotë se këtë e bazon në fakte të konfirmuara nga vet procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ.

Haxhiu thekson se rinumërimi i 185 vendvotimeve dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar, duke ia shtuar 6 që s’i ishin numëruar më parë.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë.” – thekson Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ.

Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 6 vota që nuk ishin numëruar më parë. Kur diferenca ndërmjet kandidatëve është vetëm 102 vota, çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë.

Besimi në procesin zgjedhor ndërtohet mbi transparencën, ligjshmërinë dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Pres që PZAP-i ta shqyrtojë këtë ankesë në mënyrë të paanshme dhe të marrë një vendim që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe mbrojtjen e çdo vote.

Me e rëndësishme se shpejtësia e publikimit të rezultatit zgjedhor është saktësia e tij, që çdo votë e votuesit të jetë e numëruar ashtu siç është vullneti i tij më 7 qershor 2026.
Bazuar edhe në procesin e kaluar zgjedhor ku unë kam identifikuar dhe paraqitur me fakte manipulimin e procesit zgjedhor me 28 dhjetor 2025, edhe ky proces ka deformime, prandaj kam parashtruar ankesë në PZAP.

JU REKOMANDOJMË

Ndodhi edhe kjo në ministri të Infrastrukturës: Tenderi rrugor 3 milionësh me oferta prej 1 euro, pa asnjë kontroll!

Ndodhi edhe kjo në ministri të Infrastrukturës: Tenderi rrugor 3 milionësh me oferta prej 1 euro, pa asnjë kontroll!
19/06/2026 - 18:43

Raporti vjetor i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë e shkrirë në dy dikastere, ka nxjerrë një mal me shkelje e parregullsi, veçanërisht në...

Më shumëDetails

Zemaj publikon mesazhin që po qarkullon te stafi shëndetësor, ngre dyshime mbi cilësinë e disa barnave

Zemaj: Skandaloz vendimi i spitalit të Gjakovës për ndaljen e operacioneve, o ministër a je gjallë?
19/06/2026 - 18:22

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me cilësinë e tretjes Ringer, që përdoret me të madhe nga institucionet shëndetësore. Duke publikuar një...

Më shumëDetails

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja
19/06/2026 - 17:26

Gjatë ditës së sotme, Klankosova.tv ka raportuar në lidhje me disa fletëvotime nga komunat me shumicë serbe në veri ku janë vërejtur shenja të pazakonta si “=”, “%”...

Më shumëDetails

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri
19/06/2026 - 17:19

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi për optimizimin e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese që janë në...

Më shumëDetails

Gërvalla: Opozita bën mirë të mos vendosë kushte dhe mos të dërgojë mesazhe përmes mediave

Gërvalla: Opozita bën mirë të mos vendosë kushte dhe mos të dërgojë mesazhe përmes mediave
19/06/2026 - 17:03

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përçuar mesazhe sot për partitë e tjera se si duhet të zhvillohen negociatat potenciale mes tyre dhe Vetëvendosjes...

Më shumëDetails

Dogana sekuestron sasi të madhe të duhanit të ngrohur, kjo është vlera

Dogana sekuestron sasi të madhe të duhanit të ngrohur, kjo është vlera
19/06/2026 - 16:58

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës. Gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët doganorë kanë hasur dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjehrri godet dhëndrrin me revole, dy të plagosur nga përleshja në Matiçan (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë