Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu në hapjen e fushtës tha se “nisemi nga Ferizaji i zhvillimit me PDK-në, për fitoren e madhe të PDK-së më 7 qershor”, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë:
Kosova është në udhëkryq;
Mes autokracisë dhe demokracisë,
Mes mbrojtjes së luftës tonë për liri dhe pushtetit që do dënimin e luftëtarëve të lirisë,
Mes çmimeve të larta, arsimit të dobët, shëndetësisë që s’të shëron.
Andaj nisemi nga Ferizaji i zhvillimit me PDK-në, për fitoren e madhe të PDK-së më 7 qershor!
Për demokraci, për luftëtarët e lirisë, për jetë të përballueshme ekonomikisht, për arsim modern, për shëndetësi që s’të lë korridoreve të pritjes.
Me entuziazmin që gjetëm në Ferizajin tonë, do të vazhdojmë deri në fitoren e 7 qershorit, e cila do t’i paraprijë fitores tjetër të madhe, kthimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me bashkëluftëtarë.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109













