Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka dhënë një intervistë, ku ka folur për jetën e saj pas përfundimit të eksperiencës në BBVK.
Zena ka treguar se mungesa e saj në publik dhe e projekteve të reja muzikore ka ardhur si pasojë e disa çështjeve personale.
Ajo tha se pas daljes nga Big Brother-i ka vendosur t’i kushtojë kohë vetes, duke pushuar dhe reflektuar.
“I kam pasur disa probleme të mia personale dhe nuk më ka interesuar kurrgjë. Thjesht atë mallin e Big-ut e kam shfrytëzuar krejt jashtë, çdo minutë me ta. Kam pushuar, kam punuar me veten, nuk është që nuk kam punuar, por tash kam me i lapsu”, tha ajo në Kosova Today.
Këngëtarja foli edhe për ndryshimet që ka bërë në aspektin personal pas përvojës në BBVK.
Ajo tha se kjo eksperiencë e ka bërë të reflektojë dhe të kuptojë se duhet të jetë më e kujdesshme në raportet me njerëzit.
“Kam mësuar, kam reflektuar me veten, kam e pa që nuk duhet me i besu gjithkujt, duhesh me e mësu edhe fjalën ‘jo’, sepse para Big-ut nuk e kam ditur atë fjalë”, u shpreh Zena.













