Arrestimi i zëvendësdrejtorit të “Zyrës për Kosovë” gjatë të shtunës ka alarmuar institucionet në Serbi, shkruan Mitropol.
Gjatë ditës së sotme është angazhuar edhe Zyra e Prokurorit Publik, duke urdhëruar që të mblidhen informacione për zyrtarët që e arrestuan Popoviqin.
Kërkesa e Zyrës së Prokurorit Publik është bërë me qëllim që të sqarohen elementet thelbësore sipas tyre për veprën penale të kidnapimit.












