Drejtori i shoqatës “Bereqeti – Dega në Vushtrri” , hoxhë Sadik ef. Hasani, bashkë me drejtorin e kompanisë ”Uniteti” zotëri Safet Ahmeti kanë shpërndarë sot 47 pako ushqimore dhe higjienike për punëtorët e kësaj kompanie.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të kampanjës ”Sofra e Ramazanit” të cilin shoqata ”Bereqeti” e ka filluar që para muajit të Ramazanit me qëllim lehtësimin e gjendjes së familjeve në nevojë.
Të gjithë ata që duan të bashkohen me këtë shoqatë në menyrë që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat e kësaj shoqate ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539.