Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha bën thirrje për veprim kombëtar: Gjykata Speciale, një padrejtësi politike që shpërfill krimet serbe

08/12/2024 - 18:01
në Kryesore, Lajme
A A
Berisha bën thirrje për veprim kombëtar: Gjykata Speciale, një padrejtësi politike që shpërfill krimet serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hisen Berisha, deputet i PDK-së, ka theksuar se Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj, duke u kthyer në një vegël politike që godet vetëm liderët shqiptarë dhe shpërfill krimet serbe, raporton GazetaBlic.Ai ka kërkuar veprim të fortë parlamentar dhe mobilizim popullor për të sfiduar kredibilitetin e gjykatës dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës çlirimtare të Kosovës.

Berisha e ka cilësuar këtë proces si një padrejtësi politike dhe ka ftuar për një revoltë paqësore mbarëkombëtare.Shkrimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës në përballje me padrejtësitë e Gjykatës Speciale dhe thirrja për drejtësi dhe veprim kombëtar!Ndërsa Partisa Demokratike e ka fokusin qëndron tek përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të datës 9 shkurt 2025, një çështje me rëndësi jetike për shtetin dhe dinjitetin kombëtar po thellohet çdo ditë: trajtimi i padrejtë i ish-themeluesve të institucioneve të Kosovës nga Gjykata Speciale

Gjykimi i ish-themeluesve të institucioneve, Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, së bashku me shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së, janë bërë viktima të një gjykate që ka humbur sensin e saj themelor për drejtësi dhe kredibilitet dhe është kthyer në një padrejtësi të vazhdueshme.Pavarësisht qëllimit të deklaruar për të sjellë drejtësi dhe për të luftuar perceptimin ndërkombëtar mbi luftën çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj.

Akuzat e reja të iniciuara dhe arrestimet e fundit tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të kriminalizuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës dhe themeluesit e saj institucionalë.Ky proces nuk mbështetet në fakte të qëndrueshme, por duket më shumë si një projekt politik që ushqehet nga ndikime të jashtme.

Fakte tronditëse që minojnë kredibilitetin e Gjykatës, janë të pamohueshme. Raporti i Dick Martyt, mbi të cilin Gjykata Speciale është ndërtuar, u cilësua nga prokurori Clint Williamson si i pabazuar për ngritje akuzash.Gjithashtu, prokurori Jack Smith, i cili drejtooi akuzat aktuale, është i përfshirë në dyshime për korrupsion me qaraqe edhe antiamerikane, sipas një raporti të CIA-s, duke ngritur pyetje serioze për etikën dhe integritetin e këtij procesi gjyqësor.

Këto elemente hedhin hije të mëdha mbi legjitimitetin e gjykatës, duke e kthyer atë nga një mekanizëm për drejtësi në një vegël për qëllime politike që godet vetëm njërën palë shqiptarët dhe shpërfill krimet serbe në Kosovë.Duke pasur parasysh këto rrethana, vlerësoj se Partia Demokratike e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë në Kuvendin e Kosovës, për të sfiduar më tej kredibilitetin dhe drejtësinë e kësaj gjykate.

Një nismë parlamentare për të adresuar këto shqetësime tek institucionet ndërkombëtare dhe për të kërkuar një rivlerësim të mandatit dhe praktikave të Gjykatës Speciale është thelbësore.Përveç veprimit parlamentar, duhet të mobilizohet edhe populli i Kosovës.

Një revoltë paqësore dhe mbarëkombëtare, me moton “Drejtësi për të pafajshmit – Jo padrejtësisë politike”, mund të jetë një mënyrë për të dërguar një mesazh të qartë bashkësisë ndërkombëtare.Kjo gjykatë nuk ka më legjitimitet për të vendosur drejtësi, dhe populli i Kosovës nuk mund të pranojë më tutje shtrembërimin e historisë së tij çlirimtare.

Në këto momente kyçe për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës duhet të qëndrojë në ballë të mbrojtjes së dinjitetit kombëtar dhe të luftojë kundër çdo padrejtësie që cënon historinë dhe të ardhmen e saj. Lufta për drejtësi nuk është vetëm për individët në Hagë, por për çdo qytetar të Kosovës që beson në të drejtën e popullit tonë për liri dhe pavarësi.

JU REKOMANDOJMË

Gjyshërit i kishte gjermanë – Cilat janë rrënjët familjare të presidentit Trump
Kuriozitete

Gjyshërit i kishte gjermanë – Cilat janë rrënjët familjare të presidentit Trump

05/06/2025 - 21:03
Elon Musk përplaset me Trump: Pa mua, do të kishte humbur zgjedhjet
Lajme

Elon Musk përplaset me Trump: Pa mua, do të kishte humbur zgjedhjet

05/06/2025 - 20:57
LVV dhe Guxo me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale? Flet Statovci
Lajme

LVV dhe Guxo me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale? Flet Statovci

05/06/2025 - 20:46
Osmani: E nderuar që ndava medaljen presidenciale të meritave për Musa Piperkun
Lajme

Osmani: E nderuar që ndava medaljen presidenciale të meritave për Musa Piperkun

05/06/2025 - 20:42
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën
Lajme

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

05/06/2025 - 20:38
PDK-ja me Shukri Bujën synon ta kthejë Lipjanin
Kryesore

PDK-ja me Shukri Bujën synon ta kthejë Lipjanin

05/06/2025 - 20:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1388 Shpërndaje
    Shpërndaje 555 Tweet 347
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë