Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjyshërit i kishte gjermanë – Cilat janë rrënjët familjare të presidentit Trump

05/06/2025 - 21:03
në Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Gjyshërit i kishte gjermanë – Cilat janë rrënjët familjare të presidentit Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, është takuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku ky i fundit, në fillim të takimit ia dhuroi presidentit amerikan certifikatën e lindjes së gjyshit të Trump, i cili ishte gjerman.

Për këtë, ka raportuar edhe Sky News, ku korrespondenti i tyre amerikan Mark Stone, ka dhënë një pasqyrë mbi rrënjët gjermane të Donald Trump-it.

Shpesh flitet për lidhjet e Donald Trump-it me Skocinë – përmes nënës së tij, Mary Anne MacLeod Trump, e cila ka lindur në Tong, një fshat i vogël në Ishullin Lewis në Hebridat e Jashtme.

Por lidhjet e tij me Gjermaninë janë më të thella. Të dy gjyshërit e tij nga ana e babait ishin gjermanë.

Fredrich dhe Elizabeth Trump kanë lindur në Kallstadt, një fshat i vogël në rajonin e Palatinatit në Gjermani, në jugperëndim të Frankfurtit.

Jeta e tyre pasqyron një histori klasike amerikane nga varfëria në pasuri. Fredrich emigroi në Nju Jork dhe më pas në Siatel në vitin 1885, ku u përfshi në biznesin e pasurive të patundshme dhe në industrinë e restoranteve.

Hulumtimet tregojnë se ai kishte marrë me qira dhe drejtonte një restorant me bar dhe madje një bordello pranë. ‘Poodle Dog’ reklamonte “dhoma private për zonja”.

Ai u kthye në Gjermani në vitin 1901, ku u martua me Elizabeth Christ. Çifti më pas u kthye në Nju Jork, ku u vendosën. Ata patën dy fëmijë, John dhe Fred, i cili ishte babai i Donald Trump-it.

Presidenti Trump nuk e ka takuar kurrë gjyshin e tij. Fredrich vdiq në Queens në vitin 1918, vetëm 49 vjeç. Por ai e njohu gjyshen e tij gjermane para vdekjes së saj në vitin 1966. Ajo mori përsipër pronën familjare dhe zhvilloi biznesin, duke ndihmuar në themelimin e asaj që do të bëhej perandoria e pasurive të patundshme të Trump-it.

Trump nuk e ka vizituar kurrë shtëpinë e tij të stërgjyshërve në Gjermani.

JU REKOMANDOJMË

“Shpesh jemi mbështet për muri”, Halil Kastrati rrëfen fillimet e vështira të ”Jetimat e Ballkanit”
Lajme

“Shpesh jemi mbështet për muri”, Halil Kastrati rrëfen fillimet e vështira të ”Jetimat e Ballkanit”

07/02/2026 - 10:39
E papritur, Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Kryesore

E papritur, Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

07/02/2026 - 10:15
Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet
Kryesore

Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet

07/02/2026 - 10:07
Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së
Kryesore

Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së

07/02/2026 - 09:58
Votimi i shtetasve kosovarë në Gjermani, ambasada atje tregon adresën e kutisë postare ku duhen dërguar votat
Kryesore

Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 14 persona në Kllokot

07/02/2026 - 09:55
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 shkurt në Uashington, dalin detaje
Kryesore

Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 shkurt në Uashington, dalin detaje

07/02/2026 - 09:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alba reagon pas daljes nga BBVK

    Alba reagon pas daljes nga BBVK

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • NXITONI! Superzbritje në Emona Center deri më 12 shkurt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Babai i Elijonës takohet me Klodin dhe Londrimin – Nuk do ta besoni çka ju thotë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut, policia jep detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë