Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë

23/06/2026 - 18:39
në Lajme
A A
Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se mbështet kërkesat e protestuesve dhe se ato do të jenë pjesë e angazhimit të opozitës në aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit.

I pyetur lidhur me pesë kërkesat e parashtruara nga protestuesit, përfshirë edhe kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore jopolitike në rast të dorëheqjes së kryeministrit, Berisha tha se Partia Demokratike i mbështet ato.

Ai theksoi se opozita do t’i trajtojë këto kërkesa “me seriozitetin më të madh” në aktivitete politike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shtuar se kauza e protestuesve është ngritur edhe në takimet dhe kontaktet e PD-së jashtë vendit.

“Ne kemi mbështetur plotësisht pesë kërkesat e para dhe mbështetja ndaj tyre përbën një nga motivet më themelore të angazhimit tonë total, jo me simbolet dhe sloganet tona, por si anëtarësi dhe mbështetës të Partisë Demokratike, bazuar në fibrën qytetare.

Kërkesat e paraqitura dje garantojnë protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh, si në aktivitetin tonë direkt kombëtar, ashtu dhe aktivitetin tonë ndërkombëtar. Dua të theksoj këtu se ne, në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare, kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve”, tha Berisha.

Berisha kërkoi gjithashtu që Kuvendi të ndërpresë aktivitetet e tjera dhe të fokusohet te shqyrtimi i kërkesave të protestuesve.

“Jemi të gatshëm të trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe insistojmë që parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të drejta të protestuesve, të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë”, tha ai./atsh

JU REKOMANDOJMË

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje
23/06/2026 - 19:40

Dega e LDK-së në Pejë, njofton se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë...

Më shumëDetails

A ka negociata të fshehta LDK-VV? – Përgjigjet Paris Guri

A ka negociata të fshehta LDK-VV? – Përgjigjet Paris Guri
23/06/2026 - 19:32

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk ka negociata të fshehta mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje. Në DPT te Fidani,...

Më shumëDetails

Majlinda Bufi, pret në Roskovec kryetarin e bashkisë së Letychiv

Majlinda Bufi, pret në Roskovec kryetarin e bashkisë së Letychiv
23/06/2026 - 19:23

Në një atmosferë miqësore dhe të mbushur me frymën e bashkëpunimit, Bashkia Roskovec mirëpriti delegacionin e Bashkisë Letychiv nga Ukraina, duke shënuar nisjen e një vizite të rëndësishme...

Më shumëDetails

Serbia po ndjek model të ngjashëm me Rusinë, thotë Kearns

Serbia po ndjek model të ngjashëm me Rusinë, thotë Kearns
23/06/2026 - 19:19

Deputetja britanike dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns, ka bërë deklarata të forta gjatë diskutimeve para miratimit të një raporti që lidhet me...

Më shumëDetails

Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit
23/06/2026 - 19:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prizren, ku punëtori Valmir Morina ka humbur jetën gjatë zhvillimit të punimeve në një objekt banesor të kompanisë...

Më shumëDetails

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
23/06/2026 - 18:36

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Rusia kishte mundësi ta përfundonte luftën në Ukrainë që në ditën e parë të pushtimit, por një vendim i gabuar ushtarak...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “PDK, LDK dhe AAK duhet të zotohen se do ta respektojnë votën e sovranit duke qëndruar në opozitë“

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë