Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BERZH-i ul parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës

20/02/2023 - 16:07
në Ekonomi
A A
Ky është zyrtari rus që sot u shpall non – grata, akuzonte UÇK-në për krime në raportet e tij (Emri/Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Në raportin e fundit të BERZH-it për rritjen ekonomike në vendet e rajonit, thuhet se ekonomia e Kosovës më 2023 pritet të zgjerohet me 3%, nga 3.2% sa ishte rritja ekonomike në fund të vitit 2022. Ndërsa, nga janari deri në shtator të vitit të kaluar, BERZH-i kishte vlerësuar se Kosova kishte pasur një rritje ekonomike prej 2.8%, përcjell Buletini Ekonomik.

Ekonomia vendase tashmë në këtë vit pritet të zgjerohet me 3%, ose minus 0.7 pikë përqindje më pak se pritshmëria që ishte pasqyruar në muajin shtator të vitit 2022 nga vetë BERZH-i.

Përpos Kosovës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin edhe për rritjen ekonomike të Shqipërisë në raportin e fundit rajonal. Sipas kësaj banke, ekonomia shqiptare në këtë vit pritet të zgjerohet me 2.5 për qind, ose 0.5 pikë përqindje më pak se pritshmëria në muajin shtator.

Për vitin 2022, BERZH-i ka vlerësuar se ekonomia e Shqipërisë është rritur me 3.7%.

Rritjen më të lartë ekonomikë në rajon më 2023 pritet që ta ketë Mali i Zi, me 3.3%, i ndjekur nga Kosova me 3%, derisa vendet si Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut pritet të zgjerohen ekonomikisht me vetëm 2%.

Ndërkaq, ecurinë më të mirë ekonomike më 2022 e ka shënuar Mali i Zi, që sipas BERZH-it ka arritur një rritje prej 6.3%, rritje e fortë kjo që vlerësohet se vjen pas një rëniejeje më të fortë të këtij vendi në periudhën e pandemisë. Ndërkohë, Bosnja gjatë 2022-s është zgjeruar ekonomikisht me 4%, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia me 2.3%.

Sipas këtij raporti, prodhimi në rajonin e BERZH-it pritet të rritet me 2.1 për qind në vitin 2023 pasi çmimet e larta të gazit dhe inflacioni i vazhdueshëm do të ndikojnë negativisht mbi perspektivën ekonomike në rajon.

Parashikimi aktual i BERZH-it përfaqëson një rishikim në rënie krahasuar me skenarin bazë të publikuar në shtator 2022, ku rritja ekonomike në këtë rajon deri në shtator ishte 3.5%, për të rënë më pas në 3.0% në fund të vitit 2022.

Megjithatë, rritja ekonomike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të përshpejtohet deri në 3.4 për qind në vitin 2024, sipas BERZH-it, derisa ky parashikim për vitin 2023 është vetëm 2.2%.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash
Ekonomi

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

18/07/2025 - 17:47
FMN largon Kosovën nga Lista e Vendeve në Situata të Brishta
Ekonomi

FMN largon Kosovën nga Lista e Vendeve në Situata të Brishta

17/07/2025 - 09:47
Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë
Ekonomi

Avdullah Hoti: Importet nga Serbia janë dyfishuar

16/07/2025 - 15:09
Çfarë parashihte Udhëzimi për pajisjet fiskale që e shfuqizoi Supremja?
Ekonomi

Çfarë parashihte Udhëzimi për pajisjet fiskale që e shfuqizoi Supremja?

16/07/2025 - 14:23
170 mijë banesa u shtuan që nga 2011 derisa numri i banorëve ra për 178 mijë, Demi: Moratorium për banesat e pabanuara
Ekonomi

170 mijë banesa u shtuan që nga 2011 derisa numri i banorëve ra për 178 mijë, Demi: Moratorium për banesat e pabanuara

16/07/2025 - 11:07
NPB ri-shpallë konkursin per pozitën Kryepunëtor/e i/e Ndërtimtarisë
Ekonomi

NPB ri-shpallë konkursin per pozitën Kryepunëtor/e i/e Ndërtimtarisë

15/07/2025 - 16:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë