Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Besnik Bislimi ushtron autoritet të kundërligjshëm në Autoritetin e Konkurrencës, kërkon masa për “Devollin” dhe çmimin e bukës

29/05/2025 - 19:14
në Kryesore, Lajme
A A
Besnik Bislimi ushtron autoritet të kundërligjshëm në Autoritetin e Konkurrencës, kërkon masa për “Devollin” dhe çmimin e bukës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka ndërhyrë në punën e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës.

Bislimi të enjten e 22 majit, ka ftuar në takim kryetaren e AKK-së, Naime Binaku- Isufi, nënkryetaren Kaltrina Sela, anëtaren Nafije Osdautaj si dhe drejtorin e përgjithshëm Selajdin Beqa.

Kryetarja Binaku-Isufi ka thënë në një përgjigje për “Betimin për Drejtësi”, se me zëvendëskryeministrin Bislimi kanë diskutuar për rastet që autoriteti i ka në hetim.

Sipas saj Bislimi ka kërkuar marrjen e masave ndaj kompanive që kanë shkelur Ligjin e Konkurrencës.

“Gazetarja: Zotëri Bislimi edhe njëherë çka thatë që ka kërku prej juve si anëtar të komisionit?
Kryetarja Binaku-Isufi: Me i trajtu rastet dhe me marrë masa, me marrë vendime, vendim ndaj masave për shkeljen e konkurrencës.

Gazetarja: Për cilat raste konkretisht ka kërku ai që me u marrë vendime nga komisioni i konkurrencës?
Kryetarja Binaku-Isufi: Qat kartelin që e kanë zënë në Gjakovë, e kemi pas që u kanë dhe ne media, marrëveshja për çmimin për bukën që u rrit 60-70 cent”, ka thënë Binaku-Isufi.

Tutje, kryetarja Binaku-Isufi ka thënë se me zëvendëskryeministri Bislimi kanë diskutuar edhe për hetimin që autoriteti është duke e zhvilluar ndaj kompanisë “Devolli Corporation” dhe “Kujtesa net”.

Si dhe ka shtuar se të njëjtin e ka informuar edhe për rastet e tjera të telekomunikimit të cilat i ka në tavolinë, por për të cilat nuk po mund të marrë masa në mungesë të kuorumit.

“Gazetarja: E për rastin e “Devollëve” a ka kërku që me u marrë vendim, duke qenë se ende e keni nën hetim?
Kryetarja Binaku-Isufi: Po, po i thash unë që unë i kam 4 raste të telekomunikimeve që po më presin me marrë.

Gazetarja: Po specifikisht a ka kërkuar për rastin e “Devollëve” me “Kujtesën”?
Kryetarja Binaku-Isufi: Popo, gjithëqysh gjithqysh rastet që i kemi d.m.th, na i kemi të gatshëm krejt janë bë hetimet janë gjet provat, neve na mungon vendimmarrja që s’kemi kuorum.

Gazetarja: A i keni tregu ju që s’po mundemi me marrë vendim për “Devollët” për shkak të mungesës së kuorumit?
Kryetarja Binaku-Isufi: Po, po”.

Por, përfshirja e Qeverisë në rastet që janë duke u hetuar nga Autoriteti i Konkurrencës, dhe rekomandimet e tyre për shqiptimin e masave është veprim i kundërligjshëm.

Hulumtuesi i lartë në IKD-, Gzim Shala, thotë se kjo qasje paraqet ndërhyrje të hapur në autoritet.

“Sipas Ligjit (neni 21) “Autoriteti është agjenci e pavarur, që për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës” derisa “Ndalohet çdo ndërhyrje, politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”.

Ndërkaq, sipas Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, “Njësia Përgjegjëse nuk mund të japë urdhra apo udhëzime lidhur me procedurat administrative për çështje të caktuara konkrete dhe individuale në kompetencë të agjencisë rregullatorë”. Përkundër paqartësive se cili institucion cilësohet si njësi përgjegjëse (eventualisht mund të jetë Kuvendi), Ligji thekson se as njësia përgjegjëse nuk mund të jap urdhëra apo udhëzime lidhur me procedura specifike administrative. Për këtë arsye, një qasje e tillë paraqet ndërhyrje të hapur”, ka thënë Shala.

Por, pasi i është bërë me dije kryetares së autoritetit se si institucion janë i pavarur që i përgjigjen vetëm Kuvendit të Kosovës, ka ndryshuar deklaratën duke thënë se nuk kanë raportuar.

“Gazetarja: Zotëri Bislimi në takim ju ka ftuar përmes e-mailit, a qysh?
Kryetarja Binaku-Isufi: Jo veç na ka thirr kështu takim zyrtar, për çështjet edhe të energjisë, po edhe përgjithësi të rasteve?

Gazetarja: Megjithatë ju kryetare si autoriteti i konkurrencës i raportoni Kuvendit apo Qeverisë me ligj?
Kryetarja Binaku-Isufi: Na i raportojmë Kuvendit për punët dhe aktivitete por megjithatë diskutojmë edhe ne raportojmë për punët edhe Qeverisë edhe Kuvendit, por për punët dhe aktivitetet i raportojmë direkt Kuvendit.

Gazetarja: Pse keni shku në takim me zëvendëskryeministrin meqë ju jeni autoritet i pavarur i raportin Kuvendit dhe jo Qeverisë?
Kryetarja Binaku-Isufi: Po për çështjet e Komisionit ma së shumti, komisioni është si me thanë pa vendimmarrje që kemi mbet.

Gazetarja: Po pse keni shku në takim me i raportuar Bislimit si zëvendëskryeministër?
Kryetarja Binaku-Isufi: Nuk i kemi raportu, nuk i kemi raportu se Qeveria i propozon Kuvendit për komision.

Gazetarja: Zonja Binaku ju sapo thatë që keni diskutu për hetimet të cilat i keni zhvilluar për bukën, për “Devollët” dhe zotëri Bislimi ka kërkuar që me pas vendimmarrje me u shqiptu gjoba ndaj këtyre rasteve që janë hetuar prej autoritetit, a nuk i bjen kjo raportim?
Kryetarja Binaku-Isufi: Jo jo nuk ka qenë nuk kom shku me raportu, unë nuk kom kuorum për vendimmarrje për shkak se noshta u keqkuptim se jom në rrugë, po unë kom raportu nuk më ka pyet ai, unë kom raportu që nuk kom kuorum për vendimmarrje si për kafën si për rastet të telekomunikimeve”.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të flas edhe me nënkryetaren Kaltrina Sela. Mirëpo, e njëjta me të ju prezantuar gazetarja ka ndalur telefonin.

Ndërsa anëtarja Nafije Osdautaj ka konfirmuar takimin, duke thënë se kanë folur për veprimet e kryetares dhe drejtorit.

Mirëpo, ka refuzuar të jap detaje të tjera.

“Anëtarja Osdautaj: Për besë kryetaren pyete, unë s’po di tash. Kurgjo s’ka kërku zotëri Bislimi prej neve, kemi bisedu për mbarëvajtjen e rasteve që i kemi që na kanë mbet mbrapa.

Gazetarja: Për cilat raste?
Anëtarja Osdautaj: Për veprimet e kryetares për mosveprimet e saj, për veprimet që i bën drejtori të cilat tashmë janë të njohura”, ka thënë Osdautaj.

Në anën tjetër drejtori i përgjithshëm Selajdin Beqa fillimisht ka mohuar se ka qenë pjesë e takimit, ndërsa është njoftuar se pjesëmarrja e tij është konfirmuar nga kryetarja e autoritetit, ka deklaruar se nuk mund ta konfirmojë.

“Drejtori Beqa: E nderuar unë nuk i kam këto informacione lidhur me këtë takim, ai është zhvilluar me sa kam informacione prej anës së komisionit?

Gazetarja: A keni qenë ju pjesë e takimit?
Drejtori Beqa: Nuk mund ta konfirmoj.

Gazetarja: Kryetarja e ka konfirmuar që ju keni qenë pjesë e takimit, a keni qenë?
Drejtori Beqa: Unë nuk mund ta konfirmoj një gjë të tillë.

Gazetarja:A është e vërtet që është diskutuar për rastet që janë në hetim dhe me u marrë masa pra me shqiptu gjoba?
Drejtori Beqa: Jo jo nuk është pyetje për mu kjo, nuk diskutoj me askënd çështjen e gjobave.

Gazetarja:A ka kërkuar zotëri Bisimi me i marrë këto masa,
Drejtori Beqa: Unë nuk kom koment sa i përketë kësaj nuk mund ta konfirmoj as takimin as ndonjë kërkesë të tillë.

Shala nga IKD thotë se nëse në takim është zbuluar ndonjë sekret tregtar, atëherë të njëjtit mund ngarkohen me përgjegjësi penale.

“Në rastet që ka në trajtim, Qeveria nuk është palë në procedurë. Çdo ndarje e informacioneve ka qenë e kundërligjshme. Këtu eventualisht mund të tërhiqet edhe përgjegjësi penale, nëse eventualisht është zbuluar ndonjë sekret tregtar, që sipas Ligjit gëzon mbrojtje të veçantë”, ka thënë Shala.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar përmes telefonit zëvendëskryeministrin Bislimi, mirëpo nuk ka arritur të marrë një përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit. Lajmi do të plotësohet me përgjigjen e tij, në momentin që pranohet ajo.

Pasi zëvendëskryeministri Bislimi nuk kishte arritur rezultat nga takimi me anëtarët e komisionit dhe drejtorin Beqa, të cilët i kishin bërë me dije se komisioni nuk ka kuorum, kryetarja e autoritetit thotë se Bislimi t’u ketë thënë “ma mirë mos t’ju kisha taku hiç këtë formë”.

JU REKOMANDOJMË

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së, Çitaku: PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
26/03/2026 - 16:48

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovësp pas mbledhejs së kryesisë së kësaj partie për të diskutuar rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep Vetëvendosjes edhe 34...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi: Opozita duhej të propozonte Ramush Haradinaj për president, për t’ia shlyer një borxh

Dardan Krasniqi: Opozita duhej të propozonte Ramush Haradinaj për president, për t’ia shlyer një borxh
26/03/2026 - 16:38

Në emisionin Kosova Live, Dardan Krasniqi – ish kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dikur m anëtar i Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e...

Më shumëDetails

“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes

“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes
26/03/2026 - 16:06

Udhëheqësi i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës që të kenë kujdes në Bratislavë, disa orë para ndeshjes me Sllovakinë. Megjithëse ka thënë...

Më shumëDetails

Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt

Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt
26/03/2026 - 15:57

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar sërish lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, dhe, mundësive të presidentes Vjosa...

Më shumëDetails

Dyshimet për manipulime me njehsorë, Bajqinovci thotë se KEDS i ka vendosur në vitet 2014-17, por fajëson Qeverinë Mustafa

Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
26/03/2026 - 15:51

Ditën e djeshme, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konferencë për media ka thënë se njehsoret elektrike e matin kohën gabim, duke shtuar se ka...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
26/03/2026 - 15:41

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë për të gjetur një zgjidhje sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë