Para pak minutash në Hagë ka nisur seanca vendimtare për katër ish-krerët e UÇK-së.
Pas rreth dy orësh pritet të shpallet vendimi i Gjykatës Speciale.
Brenda sallës së gjyqit po paraqiten rolet e secilit prej ish-krerëve të UÇK-së, si dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Seanca po përcillet me vëmendje të madhe, ndërsa vendimi pritet të sjellë përfundimin e një procesi të gjatë gjyqësor.














