Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Betimi për Drejtësi: Pos “Currit” edhe të Skender Bajrami i kishte shpëtuar drejtësisë me pretendimet për probleme shëndetësore

01/10/2024 - 11:40
në Kryesore, Lajme
A A
Betimi për Drejtësi: Pos “Currit” edhe të Skender Bajrami i kishte shpëtuar drejtësisë me pretendimet për probleme shëndetësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë, ka në një numër të rasteve kur të pandehurit që përbejnë interes publik iu shmangën drejtësisë me  pretendimet për gjendje shendetesore.

Nëse kthehemi një vit e gjysmë pas, më 2 mars 2023, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt si dhe Administratën Tatimore të Kosovës pas një aksioni arrestuan 15 persona në rastin e njohur si “Brezovica”.

Ata dyshoheshin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Prokuroria kishte kërkuar paraburgimit për 15 të arrestuarit.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 5 mars 2023 kishte caktuar masën e paraburgimit për 14 të dyshuarit e arrestuar. I vetmi që nuk ishte dërguar në paraburgim për shkak të arsyeve shëndetësore ishte pronari i Auto sallonit “Alberti”, Skender Bajrami, të cilit gjykata i kishte caktuar masën e ndalimit të ofrimit vendit ose personit të caktuar.

Skender Bajrami madje ishte shtrirë në QKUK në klinikën e kardiologjisë duke pretenduar se ka probleme shëndetësore, kjo kishte bërë që edhe seanca ndaj tij të mbahej në QKUK.

Por, pas vendimit të gjykatës, edhe shtrimi në spital i Bajramit ishte i shkurtë.

Tre ditë pas, me 8 mars 2023 ai mori pjesë në hapjen e Prishtina Mall ku edhe është aksionar. Ndryshe prej të tjerëve që iu kishte vazhduar paraburgimi dhe arresti shtëpiak, ai vazhdonte të ishte në masën e ndalimit të ofrimit të personave të caktuar. Deri më 25 tetor 2023 kur të gjithëve iu kishin ndërprerë masat.

Lidhur me këtë, “Betimi për Drejtësi”, ka tentuar të marrë përgjigje nga vetë Skender Bajrami se si kishte arritur të shërohej kaq shpejtë për të qenë i gatshëm për aktivitetet publike, por nuk ka arritur të kontaktojë me të. Tashme avokati i tij, Taulant Ferizi ka thënë se Bajrami nuk deklarohet për media dhe pse për çdo gjë rreth tij flet ai. Por, as ai nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Veriu.info vitin e kaluar kishe raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Skender Bajramit, mbajtjen e seancën në QKUK dhe pjesëmarrjen e tij në hapjen e Prishtina Mall, ku është aksionar.

Vendimi për lirimin e Skender Bajramit të dyshuar për fajde u mor në QKUK, i njëjti menjëherë pas vendimit lëshon spitalin dhe merr pjesë në hapjen e “Prishtina Mall”

Ekskluzive: Seanca u mbajt në QKUK – Ja si ndikoi prokurori Rasim Maloku në lehtësimin e marrjes së vendimit për lirimin e të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami (Dokument)

Së fundmi, është rasti i Ismet Osmanit “Curri”, i cili akuzohet për fajde dhe në prill të këtij viti dyshohet se është përfshirë edhe në një tentim vrasje, për çka është edhe në arrati. Ai dyshohet se ka falsifikuar raporte mjekësore të cilat i ka paraqitur në Gjykatë me qëllim të t’i ikë marrjes së dorëzanisë rreth 50 mijë pasi nuk u paraqit në gjykim. Po ashtu të “dëshmojë” se nuk ishte i përfshirë në tentim vrasje pasi ishte në shërim jashtë vendit.

Këto dokumente mjekësore tashme po hetohen nga prokuroria.

Melos Kolgji nga Instituti i Kosovës për  Drejtësi, ka thënë se rastet shëndetësore po përdoren padrejtësisht.

“Këto raste dhe kjo situatë ngjallë dyshime se në këto raste po përdoren pa drejtësisht arsyet shëndetësore për të zvarritur procese të ndryshme. E kuptojmë se është shumë legjitime shtyrja e proceseve gjyqësore për arsye shëndetësore. Megjithatë, kur kemi situata kaq të shpeshta, kjo më pastaj krijon dyshime se kemi të bëjmë me strategji mbrojtëse dhe jo me arsye shëndetësore. Veçanërisht pas situatës së krijuar në lidhje me dyshimet për falsifikimin e dokumenteve”, ka thënë ai.

 

JU REKOMANDOJMË

Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit

05/07/2025 - 18:59
Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41
MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin
Lajme

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

05/07/2025 - 18:24
Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion
Lajme

Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion

05/07/2025 - 18:05
A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?
Lajme

A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?

05/07/2025 - 17:36
Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00
Kryesore

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00

05/07/2025 - 17:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë