Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

28/05/2026 - 11:28
në Lajme
A A
“Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Telekomi i Kosovës e ka pranuar se ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej rreth 40 milionë eurove.

Në një koment, ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor financiar të Telekomit, Feim Kelmendi, pranon se, si pjesë e menaxhmentit ku punon, kanë nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë rreth 40 milionë euro.

Po ashtu, ai bën të ditur se janë duke u hetuar nga Prokuroria.

Madje, ai përdor gjuhë denigruese, për të cilin nuk është hera e parë që ofendon dikë.

“Une te foli me fakte jo sikur ti me dokrra, unë po të thom shul shqip, kompania ku unë jam pjesë e menaxhmentit ka nënshkruar kontrata me procedurë të negociuar rreth 40 milionë euro, le të del një bir k*rve le të thotë që ka pasur korrupsion”, ka shkruar ai.

“Për kuriozitetin tënd, prokuroria tu i ngu budalltë sikur çifti yt, i kanë marrë në hetim të gjitha këto kontrata që tri vite, mirëpo sot e atë ditë s’ju ka ndi zani më”, ka shkruar më tej Kelmendi.

Një nga kompanitë që ka përfituar nga kontratat e negociuara është edhe Ericsson Nikola Tesla, për të cilën Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.

Ndërmarrja publike e cila udhëhiqet nga Burbuqe Hana e emëruar nga Kurti, në nëntor të vitit të kaluar kishte dhënë një kontratë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, në vlerë prej 1.5 milion.

Në shtator të 2025-ës, kjo kompani ishte shpërblyer edhe me një kontratë prej 1,7 milion për disa shërbime teknike të ndërmarrjes publike.

Ata që nga 2022-a e deri më tani kanë përfituar përreth 30 milionë euro nga kontratat me ndërmarrjen publike.

Ericsson Nikola Tesla është pjesë e Ericsson Global, nga Zagrebi i Kroacisë.

Në kohën kur kishte marrë 15 milionë euro kontratë nga Telekomi i Kosovës Gordana Kovaçeviq, presidente e kompanisë “Ericsson Nikola Tesla” kishte theksuar se vazhdimi i partneritetit me Telekomin e Kosovës do të kontribuojë në forcimin e pozitës së kompanisë që ajo udhëheq në treg.

Me 6 dhjetor të vitit 2023, ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli kishte dedikuar një postim në “Facebook” për kompaninë Ericsson Nikola Tesla.


Ajo kishte vizituar qendrën R&D të Ericsson Nikola Tesla në Kosovë duke e quajtur qendër të inovacionit.

“Bashkë me Ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, vizitova qendrën R&D të Ericsson Nikola Tesla në Kosovë, një qendër e inovacionit dhe dëshmi e sinergjisë mes akademisë dhe industrisë. Partneriteti me Universitetin e Prishtinës dhe suksesi i Shkollës Verore tregojnë përkushtimin ndaj talenteve lokale, duke ndikuar në punësimin e të rinjve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë