Analisti politik Azdren Shala ka komentuar takimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me partitë opozitare, duke vlerësuar se negociatat mund të mos çojnë drejt një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.
Duke folur për takimin mes Kurtit dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, Shala tha se vendimi i PDK-së për të qëndruar në opozitë tregon, sipas tij, se palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.
Sipas Shalës, Kurti mund të ketë kërkuar mbështetje për zgjedhjen e presidentit, ndërsa qeverisjen ta vazhdojë pa përfshirjen e opozitës.
“Unë e mendoj që, në instancë të fundit, këto bisedime kanë me rezultuar të njëjta me ato të para pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në fund s’kemi me pasur as president konsensual dhe kemi me shkuar prapë në zgjedhje. Ky është leximi i deritanishëm i situatës. Jo pse në këtë rast LDK-ja nuk dëshiron me u bërë pjesë e kësaj qeverisjeje, por ka me ia pamundësuar Albin Kurti vetë”, tha mes tjerash Shala.
Ndiqni deklarimin e plotë:













