Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi me kritika ndaj prokurorisë, tregon që u intervistua për 1 orë e 30 minuta si dëshmitar – i pengojnë edhe mediat

18/06/2025 - 12:26
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimi i Serbisë për targat, Bislimi: Maskim pas dështimit në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zv/kryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka njoftuar se sot nga Prokuroria Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se intervista zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe shtoi se nuk pati asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari.

Ai tha se të gjitha informacionet që i ka prezantuar kanë mundur të grumbullohen shumë lehtë, pa pasur nevojë për intervistim.

“Sot isha në prokuri i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në hetimet e prokurorisë rreth funksionalizimit të fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas. Intervista zgjati diku 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari. Poashtu arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian.”

Bislimi tha se “qëllimi parësor” i intervistës ka qenë prodhimi i lajmit medial.

“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet.”

JU REKOMANDOJMË

Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit
Lajme

Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit

25/08/2025 - 09:07
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Kryesore

Vjosa Osmani: Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, një hap drejt NATO-s

25/08/2025 - 08:54
KQZ-ja mban mbledhje, publikohet rendi i ditës
Kryesore

Mblidhet KQZ-ja, vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale – pritet të vendosë për…

25/08/2025 - 08:31
Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare në Kosovë

25/08/2025 - 08:23
Gjermanët i reagojnë Petkoviqit që u ankua për urat: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj, Radoiçiq po lëviz lirshëm në Serbi
Lajme

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

25/08/2025 - 08:15
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
Kryesore

“Nuk përmban asnjë arsye për refuzim të çertifikimit” – Ky është vendimi i plotë i PZAP-it për Listën Serbe

25/08/2025 - 08:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    257 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 64
  • Kandidati i Vetëvendosjes arrestohet për përfshirje në kultivimin e 500 bimëve kanabis

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari që kanosi policët në Mitrovicë, përfundon në ndalim prej 48 orë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Veç rri, veç rri. Edhe unë i dëgjoj sikur ti”, momenti kur Dehari përbuz lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për pauzë (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë