Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi takon ekipin e Bankës Evropiane për Investime, pajtohen për përshpejtimin e hapjes së zyrës së BEI-së në Kosovë

08/02/2023 - 19:57
në Ekonomi
A A
Bislimi takon ekipin e Bankës Evropiane për Investime, pajtohen për përshpejtimin e hapjes së zyrës së BEI-së në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një ekip nga Banka Evropiane për Investime.

Pjesë e këtij delegacioni ishin kryesuesi i Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Matteo Rivellini, kreu i njësisë, Guido Clary dhe menaxheri i operimeve të BEI-së për Shqipërinë dhe Kosovën, Konstantinos Mastrogiannopoulos.

Rivellini theksoi në fillim të takimit bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Banka Evropiane për Investime ka me shtetin e Kosovës. Ky bashkëpunim dhe përkrahje faktohet edhe nga shifrat, ku nga viti 2013 janë dhënë në formë asistence mbi 250 milionë euro.

BEI bashkëpunon në disa struktura dhe sektorë si infrastruktura, sistemi i ujërave, sektori privat si dhe do të shtojë fokusin në të ardhmen e afërt më shumë edhe drejt sektorit të energjisë, me qëllim adresimin e krizës së energjisë dhe dekarbonizimin.

Po ashtu, u përmend se BEI është në proces të hapjes së një zyre të saj edhe në Kosovë, ku një ndër objektivat e tyre të ardhshëm është rritja e angazhimit në Kosovë dhe rajon. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ofroi mbështetjen e tij dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e përkrah këtë iniciativë.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se prioritetet e Qeverisë, ndër të tjerash, janë edhe në rritjen e financimit sa i përket sektorit të energjisë, sistemit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, ndërmarrësisë, rritjen e investimeve, politikat sociale dhe sundimin e ligjit. Më tej, u diskutua edhe për 3 projekte të mëdha sa i përket dixhitalizimit.

Palët u pajtuan që do të vijojë bashkëpunimi i afërt e veçanërisht në përshpejtimin e hapjes së zyrës së Bankës Evropiane për Investime në Kosovë si dhe në drejtim të projekteve më të mëdha zhvillimore për Kosovën.​

JU REKOMANDOJMË

Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara
Ekonomi

Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara

12/09/2025 - 22:45
Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej kaq përqind
Ekonomi

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej kaq përqind

09/09/2025 - 19:25
Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës
Ekonomi

Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës

05/09/2025 - 21:52
Bien aksionet amerikane
Ekonomi

Bien aksionet amerikane

03/09/2025 - 12:37
A do të rriten tatimet në Gjermani?
Ekonomi

A do të rriten tatimet në Gjermani?

03/09/2025 - 09:51
A do të ekzekutohen sot pagat me shtesa?
Ekonomi

Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme, Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

03/09/2025 - 08:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë