Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset nesër do t’i mbyllin hyrjet kryesore të Prishtinës

28/05/2025 - 14:06
në Lajme
A A
Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ZRrE-ja e qeveria pranuan që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 16.1%. Kjo më së shumëti pritet t’i godas bizneset. Atyre po u thuhet të dalin në ‘treg të lirë’, ku shpenzimet për ta pritet të jenë marramendëse. Pasoja që do t’a ndiejë qytetari, përveç faturës së rrymës, pritet të jetë shtrenjtimi i produkteve. Për këtë bizneset kanë vendosur të protestojnë. Dhe atë, hiç më pak se me mbyllje të rrugëve kryesore të Prishtinës.

‘Rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lirë.’ – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bllokohen këto hyrje të Prishtinës.

Lokacionet e bllokimit:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – do të bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë-Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të Madh te Lakrishtja (Dukagjini toëer) – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit – te ish-Humanisti – Udhëkryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva, por edhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviq.

Rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lirë.

Nëse kërkesat nuk plotësohen, Oda Ekonomike ka paralajmëruar protesta me kohëzgjatje deri në 4 orë dhe bllokim të plotë të hyrjeve në Prishtinë.

“Në mungesë të reagimit institucional: protesta do të vazhdojë çdo ditë, gjatë gjithë ditës, deri në reflektim dhe veprim konkret nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka sqaruar se si do të ndikojë në tarifat e energjisë dalja në treg të hapur e konsumatorëve me mbi 10 milionë euro qarkullim ose me mbi 50 punëtorë. Por sipas Odës Ekonomike, në treg të lirë janë ofertat me çmime prej 200 për qind më të larta.

JU REKOMANDOJMË

KEK dhe KOSTT njoftojnë për një marrëveshje lidhur me energjinë: Nuk japin asnjë detaj
Lajme

KEK dhe KOSTT njoftojnë për një marrëveshje lidhur me energjinë: Nuk japin asnjë detaj

29/05/2025 - 20:14
Kërcënohet kryetari i shoqatës së Invalidëve të luftës, Xhevdet Qeriqi
Lajme

Qeriqi: Aktakuza kundër UÇK-së është e përgatitur në Serbi, kjo është një gjykatë me ngjyrime politike

29/05/2025 - 20:08
Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve
Lajme

Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve

29/05/2025 - 19:55
“Mund të japim një propozim për emër të kryeparlamentarit, i kemi 8 deputetë” – A ka votë për Limajn? Flet Emilija Rexhepi
Lajme

“Mund të japim një propozim për emër të kryeparlamentarit, i kemi 8 deputetë” – A ka votë për Limajn? Flet Emilija Rexhepi

29/05/2025 - 19:53
Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith
Lajme

Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

29/05/2025 - 19:49
Prokuroria: Dhjetë zyrtarë publikë ndalohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme

Prokuroria: Dhjetë zyrtarë publikë ndalohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

29/05/2025 - 19:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë