Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biznesmeni nga Klina Hesen Kalludra futet në listë të zezë të OSHP’së

14/04/2024 - 19:05
në Ekonomi, Lajme
A A
Biznesmeni nga Klina Hesen Kalludra futet në listë të zezë të OSHP’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka përjashtuar nga prokurimi publik për një periudhë tre mujore biznesnemin Hesen Kalludra, pronarin e “Benita Fruits”. Ai kishte bërë shkelje ligjore në një tender publik përmes një firme tjetër të tij, kompanisë “Asfalt Group”.

Biznesmeni nga Klina, Hesen Kalludra, ka aplikuar për të përfituar një tender nga Komuna e Prizrenit, ndonëse nuk i plotësonte kushtet për të lidhur kontratë publike.

Kishte borxhe në Administratën Tatimore. Konkurrimi pa i shlyer borxhet e ka nervozuar Zyrën e Prokurimit në Prizren. E kanë denoncuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Kanë kërkuar që të futet në listën e zezë. OSHP’ja ka përkrahur kërkesën e Komunës së Prizrenit. Ka futur kompaninë në listë të zezë kompaninë “Asfalt Group”. Tre muaj do të zgjasë përjashtimi i biznesmenit Kalludra nga prokurimet publike. Suspendimi vlen nga data 28 shkurt e deri më 27 maj të këtij viti.

Kalludra përpos që është pronar i firmës “Asfallt Group”, është edhe pronar i firmës “Benita Fruits”

Komisioni vlerësues i tenderit të emërtuar “Rregullimi i infrastrukturës në lagjen Dardania 2-Projekt dy vjeçar”,  kishte rekomanduar si fitues firmën e Kalludrës, në nëntor të vitit 2023.

Ligji përcakton se në një afat të shkurtër kohor fituesi i tenderit duhet të dorëzoj të gjitha dokumentet e kërkuara.

“Konform dispozitave të LPP’së deklaron se i kemi kërkuar dëshmitë-vërtetimet në lidhje me kërkesat e përshtatshmërisë, vërtetimin e ATK, vërtetimin e Gjykatës Themelore dhe vërtetimin e tatimit në pronë”, thuhet në kërkesën e Komunës së Prizrenit dorëzuar në OSHP.

Kompania fituese e tenderit nuk kishte arritur që të dorëzonte dokumentet. Kishte aplikuar përkundër faktit se nuk ishte paguese e rregullt e tatimit. Kishte borxhe ndaj shtetit.

Në vend të dorëzimit të dokumenteve të kërkuara, kompania kishte dërguar këtë përgjigje në Zyrën e Prokurimit.

“Me keqardjhje ju konfirmojmë se ne si kompani nuk jemi të gatshëm që të dorëzojmë dokumentacionin e kërkuar për shkak se kemi obligim ndaj ATK dhe nuk mund ta nxjerrim Vërtetimin nga ATK. Andaj kërkojmë falje për vonesë në përgjigjen tonë, por kjo ka ndodhur si shkak i angazhimit tonë për kompletim të dokumentacionit”, thuhet në përgjigjen e “Asfalt Group”.

Veprimi i kësaj kompanie është në kundërshtim me nenin 25.9 të Rregullorës për Prokurim Publik.

Po ashtu, kjo kompani nuk i ishte përgjigjur kërkesës së OSHP’së për të treguar versionin e tyre lidhur me denoncimin e bërë nga Komuna e Prizrenit, në nëntor të vitit 2023.

“Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit të përmendur është jo më shuëmë se 5 ditë nga marrja e njoftimit të Autoritetit Kontraktues për synimin e dhënies së kontratës”, thuhet në vendimin e OSHP’së.

Duke marrë për bazë mos respektimin e këtij afati, OSHP ka vendosur që kjo kompani të futet në listën e zezë duke u përjashtuar kështu nga konkurrimi në tenderët publik, për një periudhë të caktuar kohore./Insajderi.org

Vendimin e OSHP’së mund ta gjeni KËTU.

 

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false
Lajme

Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false

13/07/2025 - 10:18
Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

13/07/2025 - 10:01
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet!

13/07/2025 - 09:36
Maqedonci: FSK ishte e gatshme për ndërhyrje më 24 shtator nëse do të na kërkonte KFOR dhe NATO
Lajme

Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, por shoqëria dhe politikanët nuk e promovuan mjaftueshëm

13/07/2025 - 09:20
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Kryesore

IKD: Katër institucione të pavarura janë jofunksionale, Kuvendi i bllokuar po rrezikon shtetin dhe të drejtat e qytetarëve

13/07/2025 - 09:10
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja e pikave kufitare të Kosovës

13/07/2025 - 08:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë