Pronari i kompanisë AZ Building, Agron Zeneli, ka reaguar pasi inspektorati i komunës së Mitrovicës i vuri shiritat tek kompleksi që po ndërton tek liqeni.
Zeneli ka thënë se ai nuk reagon me zhurmë, si dhe se nuk lëkundey nga presioni e madje as nuk frikësohey nga asgjë që nuk është e drejtë.
Ai ka thënë se është në anën e duhur të ligjit dhe se nuk nënshtrohet pasi nuk ka bërë asgjë për t’u fshehur.
Kujtojmë që kompania e tij posedon leje ndërtimi për këtë kompleks banesor.
Postimi i plotë:
Unë nuk reagoj me zhurmë.
Nuk lëkundem nga presioni.
Nuk frikësohem nga asgjë që nuk është e drejtë.
Forca ime është qetësia.
Qetësia vjen nga bindja se jam në anën e duhur të ligjit dhe të ndërgjegjjesë
Nuk kam pse të nënshtrohem, sepse nuk kam bërë asgjë për t’u fshehur.
Nuk kam pse të kem frikë, sepse frika i përket atij që gabon.
Unë ec përpara me kokën lart, me paqe në zemër dhe me besim të plotë në punën time.
Stabiliteti nuk është dobësi është forcë e pastër.
Dhe forca e vërtetë nuk bërtet. Ajo qëndron.













