Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blenë ilaç kundër morrave në vend të rriqnave: Kompania që fitoi tenderin, del të jetë fituese e dy granteve nga AUV’i

30/05/2025 - 13:42
në Kryesore, Lajme
A A
Blenë ilaç kundër morrave në vend të rriqnave: Kompania që fitoi tenderin, del të jetë fituese e dy granteve nga AUV’i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Huqja skandaloze e AUV’it ku në vend të ilaçit kundër rriqnave blenë atë kundër morrave, bëri bujë të madhe në vend. Raportimi i Periskopit në muajin prill zbuloi këtë skandal përmes raportit të auditimit të brendshëm në këtë Agjenci – ku evidentoheshim mashtrime të rënda kontraktuale që e bëjnë tenderin jo vetëm të paefektshëm, por një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Grupi i operatorëve ekonomik që kanë fituar tenderin ishin FIDAN KRASNIQI BI SH.P.K; THERANDA VETS SH.P.K; Vector Pest Control SH.P.K; Jusuf Berisha; Ganimet Pirana B.I; Bujar F. Ejupi B.I .

Pas një hulumtimi të Periskopit, rezulton se njëri nga këta është edhe përfitues i dy granteve në dy vitet e fundit në AZHB, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Pecit.

Fidan Krasniqi BI SH.P.K, dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, më 20.12.2022 nënshkruajnë kontratë për financimin e projekteve investuese të zhvillimit rural, ku kap vlerën e 88 mijë e 415 euro.

Huqja skandaloze e AUV’it, ku bleu ilaç që supozohej të ishte kundër rriqnave, e i doli të jetë kundër morrave
Këta operator ekonomik me kontratë kishin të përshkruar dezinsektimin-repilimin e 44 fshatra të Komunës se Malishevës, 33 fshatra të Komunës së Rahovecit, 13 fshatra të Komunës së Klinës dhe 6 fshatra të Komunës se Suharekës. Në repelim do të përfshihen 150000 krerë gjedhe, 100000 krerë dele dhe dhi, dhe 75000 metra katror dezinsektim të fermave në Komunën e Malishevës. Por krejt këto fshatra, dele, dhi, gjedhe po del që nuk janë repiluar e as dezinsektuar me preparatin kundër rriqrave, por kundër morrave. Efekti është zero nëpër ferma, por rreziku ndaj shëndetin të njerëzve është rritur.

Gjatë një procesi auditimit të brendshëm rezulton se se preparati i përdorur Deltanil nuk është i lejuar për përdorim te dhitë, ndërsa efektshmëria e tij për gjedhët është e kufizuar vetëm ndaj morrave dhe mizave, por jo ndaj rriqrave.

Zyra e Auditimit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shkuar edhe një hap tutje për ta verifikuar këtë preparat dhe efektshmërinë e tij në dezinsektimin e fermave, që të mos lë dilema për mashtrimin që operatorët ekonomik ia kanë bërë shtetit. Verifikimet zyrtare e përgënjeshtrojnë përmbajtjen e kontratës në mes Agjencisë së Ushqimit dhe Operatorëve Ekonomik që peshon afër 900 mijë euro.

“Preparati i cili është kërkuar në kontratë për dezinsektimin e kafshëve shtëpiake, është kërkuar të jetë efektiv për parandalimin e rriqrave te kafshët shtëpiake, gjegjësisht te kafshët në ferma, gjedhet, delet dhe dhitë. Gjatë procesit të auditimit është bërë ekzaminimi i dosjes së preparatit i cili po aplikohet për implementimin e këtij projekti. Gjatë hulumtimeve në institucione kredibile ndërkombëtare për produkte Medicinale Veterinare, përfshirë Divizionin e Mjekësisë Veterinare brenda Agjencisë Evropiane Medicinale dhe pas një opinioni profesional nga Sektori për Produkte dhe Pajisje Medicinale Veterinare brenda AUV-së, është konstatuar se preparati Deltanil është i aplikueshëm te Gjedhet për trajtim dhe parandlim nga morrat dhe mizat, te Delet dhe Qengjat përdoret për trajtim për parandalimin nga morrat, mizat dhe rriçrat. Ndërsa te Dhitë nuk është i aplikueshëm. Pas analizimit të këtyre dokumenteve është arritur në përfundim se preparati Deltanil nuk i plotëson kriteret për përdorim sipas kontratës së nënshkruar përkatësisht nenit 1”, thuhet në raportimin e brendshëëm të auditimit që e ka siguruar Periskopi.

Ky preparat që është përdorur nga operatorët ekonomik e ka bërë kontratën rrjedhimisht të paefektshme duke mos e eliminuar rrezikun nga sëmundja Ethet Hemoragjike Krime-Kongo, por duke rrezikuar shëndetin e qytetetarëve.

Në raportin e auditimit për këto të gjetura është njoftuar edhe kreu i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku iu rekomandohet që të marrin masa ligjore për ndaj operatorëve ekonomik, që kanë rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve dhe të kërkohet zhdëmtimi i institucionit.

“Menaxhmentit të AUV-së i propozojmë këto rekomandime: Të analizohen mundësitë ligjore në mënyre që projekti të realizohet në plotni dhe të jap efektet e domosdoshme për adresimin e një problemi serioz siç janë Ethet Hemoragjike-Krimet Kongo, për të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin e publikut. Duke qenë se tani vetëm se janë kryer pagesat mbi bazën e kësaj kontrate AUV duhet të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet ligjore për zhdëmtim. Të merren në konsiderat të gjeturat ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe fondet publike”, thuhet në raportimin e auditimit të brendshëm.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kishte dal në terren më 4 gusht të vitit 2024 për ta parë nga afër procesin e dezinsektimit të fermave të kafshëve kundër sëmundjeve Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në komunat Malishevë, Rahovec, Klinë dhe Suharekë. Ai po siguronte se preparati që po përdorej ishte në rregull, duke besuar se puna po kryhej mirë dhe po mbrohej shëndeti i qytetarëve, por në fakt po ndodhte e kundërta. As shëndeti i qytetarëve e as i kafshëve nuk po mbrohej, por po rrezikohej. Peci nuk e kishte idenë që dezinsektimi i këtyre fermave po bëhej me preparatin kundër morrave e mizave, e jo kundër rriqrave, ashtu siç edhe kishte fituar kompania tenderin. Për këtë skandal ishte njoftuar në fund të vitit 2024 përmes një raporti të auditimit të brendshëm.

Peci në postimin e gushtit të vitit 2024 po siguronte se preparati që po përdoret është i sigurt për kafshët, por si për ironi, pikërisht preparati doli të ishte flas.

“Preparati i përdorur është i sigurt për kafshët dhe ekipet në terren janë profesionale. Inspektorët e AUV-it dhe ata komunalë do të monitorojnë dhe lehtësojnë zbatimin e fushatës”, shkruante ministri.

Pickimi i rriqrave kryesisht në zonën e Malishevës ka qenë shpesh me fatalitet. 11 persona kanë vdekur nga pickimi i rriqrave në vitin 2013 si shkak i etheve hemoragjike. Nëpër vite numri i të infektuarve ka rënë, por edhe i vdekjeve. Rasti i fundit me fatalitet është regjistruar në Malishevë në vitin 2020.

JU REKOMANDOJMË

Super oferta për Bajram në Florenti Market
Ekonomi

Super oferta për Bajram në Florenti Market

31/05/2025 - 21:01
Ministri i Jashtëm i Tanzanisë do të vijë në Kosovë, Pacolli: U përball me përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë
Lajme

Ministri i Jashtëm i Tanzanisë do të vijë në Kosovë, Pacolli: U përball me përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë

31/05/2025 - 20:53
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri!
Lajme

Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri!

31/05/2025 - 20:44
BE-ja “shpreh keqardhje të thellë” për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat mbi çelikun
Lajme

BE-ja “shpreh keqardhje të thellë” për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat mbi çelikun

31/05/2025 - 20:31
Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n
Kryesore

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

31/05/2025 - 20:26
“Merrni gjygymat pini çaj se pa Llapin nuk ka Superligë”, Batatina tallet keq me Fc Vushtrria
Lajme

“Merrni gjygymat pini çaj se pa Llapin nuk ka Superligë”, Batatina tallet keq me Fc Vushtrria

31/05/2025 - 19:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbushi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë