Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka dalë kundër partisë së tij pas vendimit për mos votimin e projektligjit për Gjykatën Speciale.
Kuçi, një ish-luftëtar i UÇK-së, ka thënë se vendimet për tema nacionale matem me “peshore” të madhe.
“Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e madh. Kosova nuk është në vitin 1999–2000. Kosova është në vitin 2026–2027. Në cilin vit është LDK-ja sot dhe me cilin kanar po peshon?”, ka thënë Kuçi.
Pas vendimit të LDK-së sot Xhafer Gashi dha dorëheqje nga anëtarësia e partisë.












