Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar veror.
Klubi katalanas tashmë ka të qartë profilin e sulmuesit që kërkon për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor mbetet një lojtar i nivelit të lartë, por nëse ky transferim nuk realizohet, Barça po përgatit alternativa më ekonomike.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Muriqi shihet si një opsion “low cost”, për shkak të përvojës së tij në La Liga dhe performancave të mira me Mallorcan në sezonin aktual.
Sulmuesi kosovar ka treguar se mund të jetë vendimtar, sidomos në lojën ajrore dhe në zonë, ku deri më tani ka shënuar 21 gola duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga aktualisht.
Ideja e Barcelonës është të ketë një sulmues alternativ që mund të ofrojë profil ndryshe nga titullarët, pa bërë një investim të madh financiar.
Mallorca ka venë një klauzolë prej 40 milionë euro për Vedat Muriqin, por mund të largohet edhe për një çmim më të ulët













