Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për përplasjet dhe dhunën e shfaqur gjatë tyre.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Zemani ka kërkuar reagim dhe zgjidhje urgjente, duke vënë theksin te rreziku që u kanoset të rinjve dhe pasojat që mund të kenë këto përplasje për familjet.
“Deri kur kështu?! Sa jetë të rinjsh duhet të rrezikohen që të ndërgjegjësohemi?! Duhet reagim dhe zgjidhje urgjente!”, ka shkruar ajo.
Zemani ka bërë thirrje që situata të mos përshkallëzohet më tej, duke theksuar se asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njeriut.
“Shqiptari nuk mund ta shkatërrojë shqiptarin!”, ka përfunduar ajo reagimin e saj.

















