Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BQK tregon se cili është parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2024

28/09/2024 - 12:35
në Ekonomi
A A
BQK tregon se cili është parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2024
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Ahmeti Ismaili, thotë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë 3.9 për qind, derisa nënvizon se sektori financiar në Kosovë është stabil dhe brenda parametrave rregullator. Përkitazi me këtë, guvernatori Ismaili e pranon se fitimet për bankat komerciale në Kosovë janë të larta, por shton se BQK-ja do të ketë një qasje të re sa përket kapitalizmit të fitimeve dhe konservimit të tyre.

Ismaili në flet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër dhe zbatimin e vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

“Ekonomia ka pas një rritje prej 3.3 për qind për vitin 2023, pa marrë parasysh ende publikimin e ri që ka bërë ASK-ja. Pritjet tona janë që ekonomia të rritet për këtë vit me rreth 3.9 për qind, përsëri subjekt i rishikimit nga të dhënat e fundit që ka vendosur ASK-ja, sepse kjo ndikon edhe në projeksionin tonë. Inflacioni ka pasur një rënie në 4.9 për qind, nga 11.6 për qind që ishte një vit më herët dhe presim që ky vit të mbyllet me rreth 2.5 për qind inflacion. Sektori financiar është sektor stabil, i kapitalizuar mirë dhe brenda parametrave rregullator, ndërsa sektori bankar gjithashtu ka shënuar një rritje të mirë me gjitha parametrat e duhur, dhe është një prej sektorëve të fortë që ndërton sektorin financiar të vendit”, deklaron Ismaili.

Ndërkaq, sa i përket, vendimit për dinarin, ai thotë se kjo është çështje e mbyllur tashmë, dhe se vendimi duhet të zbatohet.

“Kjo çështje për ne konsiderohet çështje e përmbyllur, d.m.th me rregullativin e re që kemi vendosur që është në fuqi, transaksionet nga institucionet e palicensuara nuk mund të kryhen, nuk mund të ketë kalim të kufirit në asnjë valutë pa lejen e BQK-së, pra askush nuk mund të transportojë cash, dhe sigurisht se si mjet pagese është vetëm euro.

Banka Qendrore nuk është se monitoron me inspektorë në terren në transaksione private, por ën aspektin e sektorit financiar ekziston vetëm një valutë në pagesa, pra është mjet pagese vetëm euro…Kjo është në të mirën e dhe qytetarëve, mos të harrojmë se kryerja e pagesave me valuta të palejuara, qoftë dinari apo tjetër, ekspozon në mosnjohjen e asaj pagese, pra nuk është e vlefshme ligjërisht, nuk ka asnjë mbrojtje ligjore për të dhe për rrjedhojë mund të përbejë element për ndjekje ligjore”, thotë Ismaili.

Ai nënvizon se tashmë janë 34 institucione banka dhe jo banka që operojnë në veri.
“Ne kemi pas një tentativë për komunikim me Bankën Qendrore të Serbisë, komunikime tjera formale nuk ka pasur.

Ne konsiderojmë që është çështje e brendshme e Kosovës përfshirja financiare sa më e madhe e qytetarëve tanë, BQK ka marrë masa që numri i institucioneve financiare në veri të rritet, përfshirja financiare atje të rritet. Tashmë kemi 34 institucione banka dhe jo banka që operojnë në veri, kemi edhe një degë të re bankare në Leposaviq. Ideja është që nga funksionimi me institucione ilegale dhe që kanë ekspozuar ndaj rreziqeve te vet qytetarët të kenë alternativa në institucione legale dhe institucione financiare në veri. Jemi të përkushtuar që qasja në financa të jetë për të gjithë qytetarët dhe atje do të trajtohen njësoj sikur të gjithë”, nënvizon ai.

Ai flet edhe për nevojën që Kosova të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.
“Kjo është një çështje që ende po vazhdon për fat të keq pa një epilog, ka përpjekje që kjo të trajtohet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, përkatësisht në lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, ka diskutime në nivel diplomatik, ne gjithë sa herë i takojmë përfaqësuesit diplomatik të huaj në Kosovë, përpiqemi që të adresojmë, është arritja e një momentumi që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Byrove dhe për rrjedhojë të fitojë nga Kartoni i Gjelbër është si duket opsioni, por është i vetëm i mundur në qoftë se ndryshon statuti, për ndryshimin e të cilave në bazë të studimeve që kemi mjafton një shumicë e thjeshtë prej 70 për qind të anëtarëve pa të drejtë të vetos të askujt, andaj, konsiderojmë se është e mundur që në aspektin e diplomacisë kjo të arrihet. Deri atëherë fatkeqësisht pasojat në aspektin ekonomik dhe të lëvizjes së lirë, por, edhe të kostos së transportit janë të mëdha. Një prej sektorëve që ndikohet negativisht është sektori transportit, i vetmi sektor i eksportit si shërbim që ka deficit në këtë kategori, pikërisht për shkak se nuk është zhvilluar sektori transportueseve të mëdhenj, i flotave të mëdha të transportit të kamionëve e të tjerave me radhë, bizneset tona i shfrytëzojnë transportuesit rajonal për këtë qëllim, pra, importojnë shërbime të transportit për shkak pikërisht të kufizimit të Kartonit të Gjelbër”, shton Ismaili.

JU REKOMANDOJMË

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
20/03/2026 - 20:04

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht...

Më shumëDetails

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune
19/03/2026 - 21:36

Stacioni i ri i Autobusëve në Skenderaj ka shpallur disa vende të lira të punës. Menaxhmenti i stacionit ka njoftuar se janë shpallur 10 vende të lira, të...

Më shumëDetails

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita
19/03/2026 - 17:41

Fabrika e prodhimit të mobileve “Loni Dekor”, në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, po rrit edhe stafin duke kërkuar kuadro të reja për punë. “Loni Dekor”, që është...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Nafta mund të shtrenjtohet sërish, kjo është arsyeja
19/03/2026 - 13:39

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm...

Më shumëDetails

Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
18/03/2026 - 20:16

Rrjeti i marketeve “Emona Center” ka sjellur një superofertë speciale për festën e Bajramit në shumicën e produkteve për familjen tuaj që kjo festë të ketë bollëk në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    347 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë