Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Britania shpreh urgjencën për formimin e qeverisë, kritikon mbylljen e institucioneve serbe në veri

29/05/2025 - 16:58
në Lajme
A A
Britania shpreh urgjencën për formimin e qeverisë, kritikon mbylljen e institucioneve serbe në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Në këtë mbledhje është diskutuar raporti i Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, McGurk, ku Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret mbajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, teksa shprehu urgjencën për formimin e qeverisë së re.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret zgjedhjet parlamentare paqësore dhe konkurruese që u mbajtën në Kosovë në shkurt, dhe mbështetjen e rëndësishme që Misioni i ka dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne vazhdojmë të theksojmë tek bashkëbiseduesit në Kosovë urgjencën e formimit të qeverisë”.

“Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimet e ngritura në raportin e Misionit mbi nivelin e tensioneve në katër komunat veriore gjatë periudhës së raportimit. Jemi veçanërisht të shqetësuar për natyrën e pa-koordinuar të mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetike për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë”, thuhet në deklaratën e Mbretërisë së Bashkuar.

Tutje, Mbretëria e Bashkuar tha se e inkurajon Qeverinë e Kosovës që të sigurojë që komunitetet jo-shumicë të kenë rol të barabartë në të ardhmen e vendit dhe të përmbush angazhimet e saj si një shtet multi-etnik.

Në këtë raport po ashtu iu kërkua Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht që të sillen para drejtësisë përgjegjësit për sulmin ndaj trupave të KFOR-it, në Banjska dhe të përmbushë angazhim për bashkëpunim në hetimin e sulmit ndaj Kanalit të Ibër-Lepencit.

“Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë angazhimet e tyre dhe të mos tërhiqen nga marrëveshjet e dialogut. Mos-përmbushja e këtyre angazhimeve ka pasoja negative për jetën e përditshme të qytetarëve dhe për stabilitetin më të gjerë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv

Tutje, Mbretëria e Bashkuar tha se ndan shqetësimin për çështjet e ngritura në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, lidhur me mbrojtjen dhe pavarësinë e gazetarëve.

“Ndërsa njohim përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e renditjes në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, shprehim shqetësim për çështjet e ngritura në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit lidhur me mbrojtjen dhe pavarësinë e gazetarëve”.

“Ndajmë shqetësimet e raportuara për ndikimin politik në institucionet mediatike dhe mirëpresim aktivitetet e planifikuara të Misionit për avancimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.

“Mbretëria e Bashkuar është një mbështetëse e gjatë dhe e fuqishme e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Gjatë vizitës së Sekretares sonë të Jashtme në Kosovë në fillim të prillit, ajo riafirmoi angazhimin e MB-së për mbështetjen e aspiratave euro-atlantike të Kosovës dhe zhvillimit të saj si një demokraci gjithëpërfshirëse, e ndryshme dhe multi-etnike”.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes punës së Përfaqësueses sonë të Veçantë, Dame Karen Pierce, dhe organizimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë”, thuhet në deklaratë.

JU REKOMANDOJMË

Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit
Lajme

Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

30/05/2025 - 08:20
Pavarësisht kundërshtimeve nga 1 qershori pritet kalimi në treg të hapur energjetik, paralajmërohen veprime ligjore
Lajme

Pavarësisht kundërshtimeve nga 1 qershori pritet kalimi në treg të hapur energjetik, paralajmërohen veprime ligjore

30/05/2025 - 08:07
Haradinaj për Limajn: E shkuar e kaluar
Lajme

Haradinaj për Limajn: E shkuar e kaluar

30/05/2025 - 07:58
Sadiku: Ideologjia e Kurtit, thelbi i shkatërrimit të një vendi në aspektin afatgjatë
Lajme

Sadiku: Ideologjia e Kurtit, thelbi i shkatërrimit të një vendi në aspektin afatgjatë

29/05/2025 - 23:02
Zeka: Pagën Kurtit ia sigurojnë 1,300 bizneset që protestuan sot
Lajme

Zeka: Pagën Kurtit ia sigurojnë 1,300 bizneset që protestuan sot

29/05/2025 - 22:43
Haradinaj i kthehet Kurtit: VV pa Guxo e Alternativën s’e kalonte pragun
Lajme

Haradinaj i kthehet Kurtit: VV pa Guxo e Alternativën s’e kalonte pragun

29/05/2025 - 22:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ishte dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të detyrën zyrtare, policia në Mitrovicë e arreston rojën e pyllit dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pronari i kompanisë që shiti çipsa kancerogjen, Bedri Kasumi ankohet për çmimin e rrymës: “Duhet të rrisim çmimin e produktit final”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë