Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brukseli i zhgënjyer me partitë politike në Kosovë: Nuk përfituan 882 milionë euro

20/11/2025 - 13:27
në Lajme
A A
Brukseli i zhgënjyer me partitë politike në Kosovë: Nuk përfituan 882 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk arritën të kapërcenin ngërçin e zgjatur politik pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025.

BE thekson se Kosova duhet të ketë kapacitetet e nevojshme për të vepruar si shtet funksional. Në këtë kuadër, zyrtarët në Bruksel presin që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur të reformave jetike të lidhura me procesin e integrimit evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe për avancimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga BE nënvizohet gatishmëria për të punuar me institucionet e Kosovës dhe për të vazhduar mbështetjen e vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, Brukseli shpreh keqardhje që nuk janë krijuar kushtet që Kosova të përfitojë nga mjetet financiare të Planit të Rritjes.

“Është për të ardhur keq që partitë politike nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të bien dakord për çështjet kyçe, përfshirë ratifikimin e Planit të Reformës dhe Rritjes”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas tij, javën e kaluar Kosova dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen për huan, por e njëjta duhet të hyjë në fuqi për të prodhuar efekt.

Konfirmohet se Kosova mbetet e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro në financim sipas Planit të Rritjes, mirëpo në varësi të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, si dhe të gjitha kushteve të tjera për pagesë.

“Për shkak të vonesave në formimin e institucioneve, marrëveshjet që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes ende nuk kanë hyrë në fuqi. Pa ratifikimin e tyre, Kosova nuk mund të paraqesë kërkesë për pagesë nga ky instrument. Instrumenti i Reformës dhe Rritjes është me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e Planit të Rritjes, në dobi të qytetarëve të saj”, theksojnë zyrtarët e BE-së. /RTK

JU REKOMANDOJMË

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente

20/11/2025 - 15:24
“120 euro vota” – Ngritët aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt
Lajme

“120 euro vota” – Ngritët aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt

20/11/2025 - 15:21
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: Nëse nuk ka alokim të mjeteve, protestat nisin më 6 gusht
Lajme

Nga e hëna, RTK-ja në grevë të përgjithshme

20/11/2025 - 15:18
Vjen reagimi i parë nga PDK-ja pasi Osmani shpalli zgjedhjet me 28 dhjetor
Lajme

Vjen reagimi i parë nga PDK-ja pasi Osmani shpalli zgjedhjet me 28 dhjetor

20/11/2025 - 15:10
Albin Kurti e mirëpret caktimin e 28 dhjetorit si datë për zgjedhja nga presidentja Osmani: Më e përshtatshmja
Kryesore

Albin Kurti e mirëpret caktimin e 28 dhjetorit si datë për zgjedhja nga presidentja Osmani: Më e përshtatshmja

20/11/2025 - 15:04
Jakaj: Presidentja t’i evitojë zgjedhjet në fundvit, mund të mos ketë prani ndërkombëtare
Kryesore

Presidentja nuk i bie pishman për Konjufcën: Ka qenë vetëm pak vota larg votimit të qeverisë

20/11/2025 - 14:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Mu pati mbush mendja që ke lu mendsh”, Lladrovci tregon se çka i tha Kadri Veseli

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë