Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buja pyet Abdixhikun: Si nuk arritët ta njihnit Imri Ahmetin, kur ai kishte mashtruar edhe figura të mëhershme të LDK-së?

27/06/2026 - 20:09
në Lajme
A A
Buja pyet Abdixhikun: Si nuk arritët ta njihnit Imri Ahmetin, kur ai kishte mashtruar edhe figura të mëhershme të LDK-së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka komentuar situatën aktuale në LDK, bashkë me kërkesën e LDK-së në Lipjan për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

Në një deklarim publik, Buja ka komentuar një deklaratë të Abdixhikut, i cili pohoi se si kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, ashtu edhe atë të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka ndihmuar dhe përkrahur edhe me marrëveshje politike jo-publike.

“Si shpjegohet që në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare, VV merr mbi 16 mijë vota, ndërsa LDK rreth 6 mijë, kurse kur vijnë zgjedhjet lokale pothuajse vetëm ndërrohen vendet: LDK merr rreth 15 mijë vota, ndërsa VV rreth 5 mijë apo edhe më pak” u shpreh Buja, duke ngritur dyshimet e tij.

Sipas tij, Ahmeti kishte mashtruar shumë njerëz me premtime, teksa shumë personalitete i ka përdorur për politikë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Z.ABDIXHIKU, me kë kishte Imri Ahmeti marrëveshje politike të fshehta në Lipjan: me Vetëvendosjen apo me Listën Srpska!?

Një thënie popullore thotë: “Nxjerr një kashtë e dalin gjashtë!”

Lumir Abdixhiku, në deklaratat e tij për mashtrimin nga Gazi dhe Imriu, pa dashur nxori një “kashtë”:

“Ju kam ndihmuar dhe përkrahur edhe me marrëveshje politike jo publike…”

Por pyetja që kërkon përgjigje është: në Lipjan, me cilën parti ishin ato marrëveshje jo publike? Cilat ishin ato marrëveshje? Me kë u bënë? Kush përfitoi prej tyre? Dhe pse duhej të mbeteshin të fshehta?

Gjithmonë kam dyshuar!

Ishte e çuditshme pse VV nuk kandidoi figura të saj si Adnan Rrustemi apo Vlora Hajnuni, por një kandidat që nuk ishte pjesë e strukturave të VV-së dhe vinte nga një familje tradicionalisht votuese e PDK-së.

Si shpjegohet që në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare, VV merr mbi 16 mijë vota, ndërsa LDK rreth 6 mijë, kurse kur vijnë zgjedhjet lokale pothuajse vetëm ndërrohen vendet: LDK merr rreth 15 mijë vota, ndërsa VV rreth 5 mijë apo edhe më pak.

Rastësi apo diçka që ende pret shpjegim?

Z.Abdixhiku, si nuk arritët ta njihnit Imri Ahmetin, kur ai kishte mashtruar edhe figura të mëhershme të LDK-së, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror?

Një njeri që kishte mashtruar edhe Fatmir Sejdiun e Isa Mustafën.

Në Lipjan dihet se shumë bashkëpunëtorë politikë të tij janë larguar me kalimin e viteve, madje edhe njerëz që kanë kontribuar në themelimin e LDK-së në këtë komunë dhe që kanë qenë ndër më meritorët për fitoret e tij.

A nuk e ke ditur sa njerëz ka mashtruar me premtime se do t’i bëjë funksionarë në komunë në çdo palë zgjedhje?

A nuk e ke ditur sa personalitete të fuqishme politiko-ushtarake nga Lipjani i ka përdorur për interesin e tij derisa u bë kryetar?

A nuk e ke ditur se në çdo palë zgjedhje, me projekte për banesa, ka mashtruar edhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, ndonëse më parë i kishte fyer duke pretenduar se ishin abuzues me fëmijë gjatë luftës?

E ke ditur mirë, Lumir. Por financat që vinin për LDK-në nga Lipjani të yshtën drejt marrëveshjeve jo publike.Në fund, u mashtrove edhe vetë.

Po ta rikujtoj, meqë je shumë i ri:

Përveç këtyre dy palë zgjedhjeve parlamentare, ku PDK doli në vend të dytë, ndërsa LDK në të tretin, Shukri Buja e ka mposhtur LDK-në në gjashtë raunde zgjedhjesh lokale, si dhe tri herë në zgjedhjet parlamentare (2007, 2010 dhe 2014), ku PDK ka dalë forcë e parë në Lipjan.

Rezultatet e PDK-së në Lipjan dhe në Kosovë nuk janë rastësi. Ato lidhen me një elektorat shumë besnik, që nuk blihet e nuk shitet dhe që i ruan bindjet e veta politike e atdhetare

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes po synon imunitet ligjor e mbrojtje për çdo anëtar që punon në Gaza, përfshirë forcat ushtarake

Bordi i Paqes po synon imunitet ligjor e mbrojtje për çdo anëtar që punon në Gaza, përfshirë forcat ushtarake
27/06/2026 - 20:43

Bordi i Paqes i shpallur nga Donald Trump në fillim të këtij viti për të qeverisur Gazën, po planifikon t’i japë vetes një imunitet të gjerë ligjor, sipas...

Më shumëDetails

Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, komandanti i zjarrfikësve falënderon ‘heronjtë e ditës’

Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, komandanti i zjarrfikësve falënderon ‘heronjtë e ditës’
27/06/2026 - 20:35

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka reaguar lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në kulmin e një ndërtese në Prishtinë, duke falënderuar ekipet që...

Më shumëDetails

Tiranë: Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin ‘Skënderbej’

Tiranë: Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin ‘Skënderbej’
27/06/2026 - 20:23

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” për protestën e 28-të kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama. Tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar shumë emigrantë të...

Më shumëDetails

Vuçiq njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Vuçiq njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
27/06/2026 - 19:48

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij “brenda javëve të ardhshme”, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme, shkruan...

Më shumëDetails

Haziri: Veç bashkëpunimi e normalizon vendin, BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike

Haziri: Veç bashkëpunimi e normalizon vendin, BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike
27/06/2026 - 19:31

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me situatën politike në vend, ka thënë se, vendin e normalizon dhe stabilizon vetëm bashkëpunimi për procese politike....

Më shumëDetails

Policia sekuestron motoçikletën, tetë kundërvajtje ndaj të dyshuarit që nuk iu bind urdhrave

Policia sekuestron motoçikletën, tetë kundërvajtje ndaj të dyshuarit që nuk iu bind urdhrave
27/06/2026 - 19:29

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka lokalizuar një të dyshuar në Gjilan i cili në disa raste, gjatë ngasjes së motoçikletës, nuk ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë