Ish-kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Shkupit zyrtar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.
Osmani ka thënë se për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut ka hyrë në NATO, delegacioni i saj zyrtar që po merr pjesë në Ankara është i përbërë vetëm nga zyrtarë maqedonas.
Sipas tij, kjo është edhe prishje e marrëveshjes së Ohrit dhe duhet të ndalet.
“Për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s, delegacioni i saj zyrtar në një Samit të NATO-s është monoetnik. Një zbatim me shpejtësi të plotë i sloganit nacionalist të partisë qeverisëse: “Maqedonia, përsëri e jotja”. Çmontimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit po përshpejtohet.Kjo duhet të ndalet”, ka shkruar Osmani.













