Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së. Burime të Gazetës Express brenda Aleancës bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas situatës së krijuar në seancën e fundit parlamentare, ku votimi i tij, sipas burimeve, ka qenë në kundërshtim me qëndrimet e partisë.
Hoxha votoi pro kandidatit të propozuar nga Lista Srpska, Slavko Simiq, për postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Hoxha i ishte bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së në prill.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, atëherë pati thënë se partia e tij është e hapur për përfaqësues nga komunitete të ndryshme meqenëse iu mungon një deputet në grup.