Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Votimi për nënkryetarin serb mban peng konstituimin – Rashiqit i mbetet edhe një shansë, disa të tjerëve u “digjen” mundësitë

28/08/2025 - 14:59
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhja e nënkryetarit serb- Lista Serbe nuk merr pjesë në administrimin e shortit, Rashiq po
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët u mblodhën sërish sot për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit të Kuvendit.

Procesi ka mbetur i bllokuar sërish te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur që të vazhdohet me short për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, ku edhe ka ngecur në gjysmë konstituimi i Kuvendit.

Në sallë në seancën e sotme ishin të pranishëm 107 deputetë. Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në votim. Nënkryetari nga pakicat serbe ka dështuar të zgjidhet edhe sot, duke bërë që seanca të ndërpritet.

Shorti i ra së pari Branislav Nikoliqit. Ai nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Pastaj i ra shorti Zlatan Elekut, i cili dështoi tri herë të marrë votat e nevojshme. Stefan Kovaqeviq po ashtu dështoi që në tri votime të marrë shumicën e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Në tri votimet dështoi të zgjidhet edhe Branislav Nikoliq.

Votat e mjaftueshme nuk i mori as Sërgjan Povoviq i Listës Serbe e Igor Simiq. Në vijim shorti i ra Nenad Rashiqit, i cili mori vetëm 55 vota për. Kjo është hera e dytë që Rashiqi nuk votohet për këtë post dhe ka të drejtë të hidhet në votim vetëm edhe një herë.

Kjo bëri që kryetari Basha ta ndërpriste seancën, për vazhdimin e së cilës do të njoftojë më vonë administrata e Kuvendit.

Basha tha se e ndërpreu seancën për t’i thirrur në diskutime partitë e tjera parlamentare për ta votuar Rashiqin.

“Sa për njohurinë tuaj, jeni edhe dëshmitarë, Rashiqi është i vetmi deputet që po merr më së shumti vota për. Pra, teoria e gjasave që të zgjidhet nga komuniteti serb, gjasat më të mëdha i ka Nenad Rashiq, prandaj unë e mbylli këtë seancë këtu dhe i vazhdojmë diskutimet mes grupeve parlamentare që ta votojnë deputetin Nenad Rashiq”, tha ai.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen të pesë nënkryetarët dhe më pas nis rrjedhja e afatit ligjor për formim të Qeverisë.

Seanca konstituive nisi më 15 prill, dhe deri më tani janë mbajtur 59 vazhdime të saj.

JU REKOMANDOJMË

Policia gjermane ua largon flamujt kombëtar dhe të UÇK-së protestuesve (VIDEO)

Policia gjermane ua largon flamujt kombëtar dhe të UÇK-së protestuesve (VIDEO)
19/09/2026 - 22:57

Përveç në Prishtin, sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Gjykata Speciale janë mbajtur protesta edhe në Gjermani. Protesta janë mbajtur në disa qytete...

Më shumëDetails

Kurti në New York: Qeveria do të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë me qëllim korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti në New York: Qeveria do të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë me qëllim korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
19/09/2026 - 22:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një bashkëbisedim me të rinjtë e diasporës shqiptare në SHBA, me temën “Between Here and Home”, të organizuar...

Më shumëDetails

Maliqi: Duhet t’i lëmë anash parehatitë me të shkuarën dhe të punohet për një histori gjithëpërfshirëse

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
19/09/2026 - 22:28

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar me zhvillimet e fundit në vend, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së nga ana e Gjykatës Speciale. Maliqi, ka thënë...

Më shumëDetails

Latifi: UÇK’ja është e vetmja kryengritje e suksesshme në historinë tonë, dhe atë po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik e si trashëgimi

Latifi: UÇK’ja është e vetmja kryengritje e suksesshme në historinë tonë, dhe atë po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik e si trashëgimi
19/09/2026 - 22:16

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK’së, nga ana e Gjykatës Speciale. Latifi, në postimin e tij, ka thënë se UÇK’ja...

Më shumëDetails

Vendimi i Hagës, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Vendimi i Hagës, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës
19/09/2026 - 21:54

Dënimi i krerëve të UÇK-së është një asist për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pikërisht në momentin kur ai ndodhet në fushatë zgjedhore. Kështu u shpreh gazetari Berat Buzhala...

Më shumëDetails

“Populli në këmbë”- Çitaku publikon foto nga protesta e sotme!

“Populli në këmbë”- Çitaku publikon foto nga protesta e sotme!
19/09/2026 - 21:42

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar foto nga protesta e sontme në Prishtinë. Në foto shihen numër i madh i qytetarëve që kanë dalë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Aksidentohet Benita, publikon pamje nga spitali

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë