Avokati Haki Sertolli, bashkëshorti i prokurores Zana Sadiku-Sertolli, e cila punon në Prokurorinë Themelore në Prishtinë(Departamenti për të Mitur), ka kritikuar ashpër media në Kosovës.
Ai ka vlerësuar se 90 për qind e mediave meritojnë të mbyllen.
Derisa ka komentuar në statusin e avokatit Kujtim Kërveshi, i cili e ka kritikuar Qeverinë Kurti për rënien e Kosovës në Indeksin për Liri të Shtypi, Sertolli ka kritikuar ashpër mediat.
Avokati Sertolli ka përdorur gjuhen e VV-së ndaj mediave, duke thënë se atyre u është ndalur tagjia, prandaj ankohen.
“Mediave ne kosove ju ka ndale tagjia prej ketij pushteti prandaj ankohen ato se nuk k liri te shtypit, 90% te mediave me kosove meritojne te mbyllen e le me i leju me shkru mare e prapsht qka te dojne per intersa te atyre qe i financojne pas perdeve”, ka kometuar Sertolli.
Duke u identifikuar me VV-në, ai i thotë avokatit Kërveshi se VV-ja do të jetë gjatë në pushtet.
“Kesajde na keni edhe nja 20 vite mas paku, ju pelqej apo jo, ato partite e tua qe ti i preferon me qeverise kete vend, asnje ndermarrje publike nuk e kane lane pa shite e shkatrru, te gjithe jemi deshmitare te kohes se qka i kane ba ketij vendi ato partite qe kane qeverise per 20 vite, e na kismet kosoven kemi me kthye ne binare e me ja kthye dinjitetin e perdhosur keti vendi qe ato partite qe ti po i preferon ja kane perbuzu e shkele ketij vendi. Qetsohu ti dhe te gjitha ata qe mendojne si ty se kendej jemi edhe bukur do vite te mira”, ka shkruar ai.

Nëse shikohet profili i Sertollit në Faceboook, ai ka publikuar të dhënat.
Aty tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor profesional në Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ai ka punuar edhe si zyrtar ligjor në Prokuroria Themelore Prishtinë.