Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burri iu kap në kontrabandë – Dr. Saraqi vazhdon trajnimet për bottox derisa Ministria e Shëndetësisë ia hedh përgjegjësinë asaj të Arsimit

23/02/2026 - 15:07
në Kryesore, Lajme
A A
Burri iu kap në kontrabandë – Dr. Saraqi vazhdon trajnimet për bottox derisa Ministria e Shëndetësisë ia hedh përgjegjësinë asaj të Arsimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pse bashkëshorti i saj u kap me kontrabandë të produktit Revolax, Dr. Rezana Saraqi-Govori vazhdon të mbajë trajnime dyditore për bottox dhe të lëshojë certifikata pa bërë publike licencën përkatëse. Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka kompetencë për këtë çështje dhe ia delegon përgjegjësinë Ministrisë së Arsimit, ndërsa asnjëra institucion deri tani nuk ka ofruar sqarim mbi bazën ligjore të këtyre trajnimeve.

Gazeta Insajderi javë më për raportoi për një rast ku Artan Govorin, një biznesmen, e që është edhe bashkëshorti i doktoreshës Rezana Saraqi ishte kapur duke kontrabanduar bottox. Në anën tjetër, Dr. Saraq-Govori është po në këtë veprimtari, dhe madje dilte që përdorte të njëjtin produkt me të cilin burri iu kap në kontrabandë: Revolax.

Por, pos përdorimit të këtij produkti, aplikimit të tij tek klientët, Dr. Saraqi-Govori është publikisht edhe trajnere për persona që duan të mësojnë se si vendoset bottoxi në lëkurë.

Kohë më parë ajo disa prej trajnimeve edhe i kishte bërë publike, por kohën ë fundit ka ndryshuar situata. Në mes të janarit, ajo mbajti një trajnim dy ditorë me disa klientë, por atë nuk e bëri publik në llogaritë e saj, as të kompanisë së saj, në rrjetet sociale.

Por, Insajderi ka siguruar disa prej certifikatave që kompania e saj i ka vulosur, dhe ajo i ka nënshkruar.  Ishin dy ditë trajnim, më 17-18 janar 2026, dhe personat që morën pjesë aty, u certifikuan edhe për bottox edhe për ‘skeenbooster’, dhe atë edhe në aspektin teorik e praktik të kësaj pune.

Edhe javë më parë kur Insajderi ishte interesuar duke e pyetur doktoreshën direkt se me cfarë baze e licence i lëshonte këto certifikata,  përmes menaxherit të klinikës pati thënë që posedon edhe licencës për të mbajtur trajnime për aplikim të bottoxit, por e njëjta licencë nuk i ishte prezantuar Gazetës Insajderi.

As për trajnimin e mbajtur me 17-18 janar, Dr. Rezana Saraqi- Govori e klinikës DITADental, nuk ka kthyer përgjigje edhe pse në fillim kishte kërkuar disa ditë kohë duke thënë që ka pasur një aksident. As pas më shumë se dy javë pritjesh, e njëjta nuk është përgjigjur më për të njëjtat pyetje: licenca me të cilën i lejohej trajnimi, numri i pjesëmarrësve, dhe shuma që ata kanë paguar.

Gazeta Insajderi për këtë, duke e mbajtur të informuar me komunikimet e certifikatat që ka siguruar për Dr. Rezana Saraqi- Govorin i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fillim ata patën kërkuar po ashtu kohë duke thënë që “jemi në pritje të përgjigjeve nga akteret relevantë dhe sapo të marrim përgjigjet e tyre, menjëherë do t’i ndajmë me ju”, por pati disa ditë heshtjeje.

Pas ripërtëritjes së pyetjeve nga Insajderi nëse ndonjë inspektim, kontroll, apo hulumtim është bërë nga ta, sidomos mbi bazën ligjore që dikush të trajnoi njerëz me vetëm dy ditë për të kryer procedura të vendosjes së produktev në lëkurë njerëzore, qofshin ata edhe persona që nuk kanë trajnim mjekësor paraprak, Ministria që drejtohet ëprsëri nga Arben Vitia, e ka hequr përgjegjësinë nga vetja.

Përgjegjësinë tutje ia lanë Ministrisë së Arsimit, që deri tash drejtohej nga Arbërie Nagavci e tash nga Hajrulla Çeku.

“Ministria e Shëndetësisë nuk lëshon certifikata për këtë çështje. Kjo çështje është kompetencë e Ministrisë së Arsimit dhe e Inspektoratit të Arsimit”, thuhet në përgjigjen e MSh-së, dërguar Insajderit me një fjali përfundimtare, pas së cilës më nuk kanë kthyer përgjigj: “Faleminderit në mirëkuptimin tuaj!”.

Kjo ministri më nuk ka komentuar edhe pasi që është informuar se në këto trajnime mund të ketë pasur persona që i përkasin fushëveprimtarisë së salloneve të bukurisë, dhe jo individë që së paku kanë ndonjë trajnim bazik mjekësor dhe trajnimet për bottox nga një ekspert mund të ishin vetëm njohuri shtesë.

Deri tash, edhe pse është kontaktuar, Ministria e Arsimit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Gazetës Insajderi, nëse mjekët që dinë se si ta vendosin vet bottoxin, iu lejohet që të trajnojnë individë të tjerë, sidomos kur ata mund të mos kenë trajnim bazik në fushën e mjekësisë, dhe se a dihet të njëjtit për këtë veprimtari: mësimdhënie/ trajnime, të marrin ndonjë aprovim a licencë nga Ministria e Arsimit që rregullon fushën e edukimit.

Në një raportim të vitit 2021, me titull “Vazhdon “mjeshtëria” në klinikat estetike të Kosovës, doktorët po injektojnë produkte të paautorizuara”, Dr. Govori-Saraqi atëherë kishte thënë se ky produkt (bottox: Revolax) i paautorizuar po qarkullon në tregun e Kosovës dhe po përdoret në klinikat estetike.

Ajo pati thënë se janë dy lloje të këtij filleri dhe se ka pasur raste kur në klinikën e saj kanë shkuar me fillerin i cili nuk është i autorizuar për përdorim në BE dhe ajo ka refuzuar një gjë të tillë.

Madje, ajo pati këshilluar shitësit, në vitin 2021, që të mos sjellë produkte të tilla të paautorizuara në Kosovë.

“Ka dy lloje të fillerëve REVOLAX, ai që është i autorizuar nga Bashkimi Evropian dhe ai që nuk është, Filleri i cili është i autorizuar nga BE, ka mbrapa markën CE, ndërsa tjetri nuk e ka dhe shkruan qartë ‘nuk është për shitje në BE’, siç edhe shihet në foton të cilën e kam bashkëngjitur këtu”, pati thënë Dr. Saraqi-Govori, bashkëshorti i së cilës ditë më parë u kap me kontrabandë të po këtij produkti.

Muaj më parë Gazeta Insajderi raportoi gjerësisht edhe për rastin e një shtetasi turk që u kap nga organet e rendit, në një hetim që ishte e përfshirë edhe AKI-ja,  ku atij i është gjetur një sasi e botoksit që në total kap vlerën e 150 mijë eurove.

Ky rast zbulonte masivitetin e këtij fenomeni, të bottoxit, si dhe përfitimet që vijnë nga tregu i zi e që vetëm me një operacion të kapej një sasi kaq e konsiderueshme.

Prokuroria edhe për këtë rast më nuk ka bërë asnjë kumtim publik se çka ka ndodhur me të dhe se ku gjendet turku i kapur në kontrabandë.

Viti 2025 në Kosovë ka shënuar kulmin e pasigurisë në sektorin e estetikës mjekësore, duke detyruar organet e drejtësisë të ndërmarrin aksione të paprecedenta. Më 17 dhjetor 2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike, bastisën njëkohësisht 15 biznese në kryeqytet nën dyshimin për ofrimin e shërbimeve ilegale me botox.

Deri tash në publik Prokuroria as për këtë rast nuk ka dalë me një epilog. /Veriu.info

Tags: DITADentalDr. Rezana Saraqi-Govori

JU REKOMANDOJMË

PRAK kërkon heqjen e tarifës 3 € në QKUK dhe rritje të kapaciteteve spitalore

PRAK kërkon heqjen e tarifës 3 € në QKUK dhe rritje të kapaciteteve spitalore
23/02/2026 - 15:52

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka bërë thirrje që të hiqet pagesa ditore prej 3 € për familjarët përcjellës në Qendra Klinike Universitare e...

Më shumëDetails

AVUK-u tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze (Jelly) të prodhuara në Japoni

AVUK-u tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze (Jelly) të prodhuara në Japoni
23/02/2026 - 15:13

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njoftojnë opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe...

Më shumëDetails

Aksident tragjik në Austri, Valon Berisha pa nga afër vdekjen e kushëririt

Aksident tragjik në Austri, Valon Berisha pa nga afër vdekjen e kushëririt
23/02/2026 - 15:00

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ishte dëshmitar i një aksidenti tragjik që ndodhi të dielën në mëngjes në Austri. Mediumi austriak “Krone“, ka shkruar se një 38-vjeçar me shtetësi...

Më shumëDetails

Në kulmin e vendimit në Hagë, Sadri Rambaja i jep intervistë Vudi Xhymshitit: Hedhin akuza të rënda për Thaçin e Veselin

Në kulmin e vendimit në Hagë, Sadri Rambaja i jep intervistë Vudi Xhymshitit: Hedhin akuza të rënda për Thaçin e Veselin
23/02/2026 - 14:41

Kur trupi gjykues në Hagë është tërhequr për vendimin në rastin e krerëve të UÇK-së, në Kosovë lufta speciale nuk ndalet. I ashtuquajturi gazetar, propaganduesi Vudi Xhymshiti, ka...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, nis takimi Kurti-Abdixhiku

Çështja e Presidentit, nis takimi Kurti-Abdixhiku
23/02/2026 - 14:29

Ka nisur sot në Kuvend takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e...

Më shumëDetails

Hamiti: Nëse nuk zgjedhet Presidenti i vendit para datës 4 mars, Kuvendi të shpërndahet dhe vendi shkon sërish në zgjedhje

Hamiti: Qeveria e Vetëvendosjes po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës
23/02/2026 - 14:08

Nëse nuk zgjedhjet presidenti/ja para 4 marsit, atëherë Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditës. Kështu ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    525 Shpërndaje
    Shpërndaje 210 Tweet 131
  • DOKUMENT: Kurti e degradon fort Besnik Bislimin, kjo është detyra e tij e re

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    795 Shpërndaje
    Shpërndaje 318 Tweet 199
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    693 Shpërndaje
    Shpërndaje 277 Tweet 173
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    703 Shpërndaje
    Shpërndaje 281 Tweet 176

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë