Ish-ministrin e Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë se, nuk duhet të ketë asnjë përpjekje për të krijuar një ekuivalencë morale apo për të barazuar sjelljen e atyre që luftuan për çlirimin me atë të një shteti që zhvillon luftë kundër një popullsie.
Bushati, ka përsëritur deklaratën e kryetarit të trupit gjykues të Speciales duke thënë se siç ka theksuar ky i fundit ‘’UÇK’ja nuk ishte në gjyq, as qëllimi i saj për një Kosovë të pavarur’’.
‘’Nuk duhet të ketë asnjë përpjekje për të krijuar një ekuivalencë morale apo për të barazuar sjelljen e atyre që luftuan për çlirimin me atë të një shteti që zhvillon luftë kundër një popullsie. Siç theksoi dje Kryetari i Trupit Gjykues, UÇK-ja nuk ishte në gjyq, as qëllimi i saj për një Kosovë të pavarur’’, ka shkruar ai.
Bushati reagimin e ka bërë ndaj, sh-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, i cili përmes një postimi ka thënë se, ‘’emocionet janë të larta në Ballkan këto ditë’’.
‘’Emocionet janë të larta në Ballkan këto ditë, pas funeralit skandaloz të Mlladiqit në Beograd dhe reagimeve në Kosovë dhe Shqipëri ndaj dënimit të Hashim Thaçit. Zgjedhjet janë gjithashtu të afërta si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në Serbi. Më shumë për të ardhur…’’, ka shkruar Bildt.












